• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Ish-futbollisti i Anglisë këshillon Rangnick: Ul Ronaldon në stol, Sancho dhe 2 të tjerë kanë frikë nga ai!

30/12/2021
in Sport
A A
Ish-futbollisti i Anglisë këshillon Rangnick: Ul Ronaldon në stol, Sancho dhe 2 të tjerë kanë frikë nga ai!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tre fitoreve radhazi, Manchester United u ndal në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Newcastle teksa Djajtë e Kuq nuk po munden t’i afrohen zonës Champions pasi renditen në vendin e shtatë, shtatë pikë larg Arsenalit të vendit të katërt. Paraqitja e fundit ndaj “qymyrxhinjve” ishte zhgënjyese ndërsa nën ciklonin e kritikave përfundoi edhe Cristiano Ronaldo.

Së fundmi, për trajnerin Ralph Rangnick ka ardhur edhe një këshillë nga ana e ish-futbollistit të kombëtares angleze, Gabriel Agbonlahor, i cili mendon se prania e Ronaldos në fushë është duke penguar Rashford, Sancho apo edhe Greenwood të shfaqin potencialin e plotë.

“Mua më duket sikur Ronaldo interesohet vetëm për golat e tij. Ai vazhdimisht ankohej me duart lart sepse nuk po i pasonin dhe shokët e skuadrës nuk po i krijonin mundësi. Më pas u largua nga fusha shumë nervoz dhe e mendoj edhe sjelljen e keqe që do të ketë patur në dhomat e zhveshjes.

Sjellja e tij nuk më lë shije të mirë. Nëse unë do të isha në vendin e Sancho, Greenwood apo Rashford do të kisha frikë të tentoja portën, sepse sa herë që ata merrnin përgjegjësinë dhe godisnin, Ronaldo ishte me duart lart duke kërkuar të shërbehej.

Harmonia në skuadër nuk duket e mirë dhe forma e Rashford dhe Greenwood ka ardhur në rënie pas afrimit të Ronaldos në ekip, duket sikur ata nuk mund të shprehen në fushë dhe mendojnë gjithnjë se duhet t’i pasojnë Ronaldos dhe të krijojnë mundësi shënimi për atë.

Para se të transferohej Ronaldo, Greenwood ishte gjithnjë duke dribluar kundërshtarët dhe duke goditur kuadratin, tani nuk e bën më këtë. Ronaldo është një lojtar i mrekullueshëm, me një karrierë të mrekullueshme, por nuk është më i njëjti lojtar. United bëri ndeshjen më të mirë të sezonit kundër Chelsea, me Ronaldon në stol. Mendoj se Rangnick duhet ta ulë më shpesh në stol atë”, u shpreh ish-sulmuesi i Aston Villa-s.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In