• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Irani mund të përjashtohet, vendin e tij do ta zërë Italia, në Teheran kombëtarja kërkon përjashtimin nga FIFA

22/10/2022
in Aktualitet, Sport
A A
Irani mund të përjashtohet, vendin e tij do ta zërë Italia, në Teheran kombëtarja kërkon përjashtimin nga FIFA
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lajm surprizë në mediat italiane dhe më gjerë: Italia e ka ende një shans të fundit për në Botëror dhe këtë gjë e bënë të ditur gazetari Giulio Mola. “Informacioni erdhi natën. FIFA po mendon shumë seriozisht të përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës në Katar, pas dhunës ndaj grave.

Të dielën do të vendoset! Në rast përjashtimi nga turneu, vendin e Iranit mund ta marrë Italia si kampione në fuqi e Europës”. Duhet të presim deri të dielën për të kuptuar nëse ky informacion i gazetarit Mola do të jetë i vërtetë. Në Iran vazhdojnë protestat për më shumë liri dhe të drejta. Femrat kanë marrë në dorë organizimin e tyre pas rrahjes brutale të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit, duke ndikuar që mijëra njerëz të dilnin në shesh për të protestuar.

Ngjarja shkaktoi revolta të mëdha në Republikën Islamike të Iranit, sidomos në kryeqytetin e Teheranit, teksa situata është acaruar edhe më shumë pas vrasjes me 6 plumba të 20-vjeçares Hadis Najafi. Protestuesja bionde ishte ndër më aktivet. Ajo qëndroi me guxim kundër policëve, pa veshur hixhabin e kërkuar nga “Policia e Moralit”, ndërsa në të njëjtën kohë mbante flokët bisht dhe u bë e njohur si “vajza me bisht, simbol i protestave”.

Kombëtarja e futbolli ia doli të kualifikohet në Botërorin Katar 2022, aty ku shorti e ka vendosur skuadrën e drejtuar nga portugezi Karlos Kueiroz në grupin B bashkë me Anglinë, SHBA dhe Uellsin. Një pjesë e lojtarëve të kombëtares i kërkojnë FIFA-s përjashtimin e Iranit nga kompeticioni që fillon më 20 nëntor, si një shenjë solidarizimi kundrejt popullit që proteston. “Neutraliteti nga ana e FIFA-s nuk është një opsion.

Brutaliteti dhe armiqësia e Iranit ndaj popullit të vet ka arritur një pikë kritike, duke kërkuar një shkëputje të fortë dhe të qartë nga bota e sportit dhe e futbollit. Grave u ndalohet hyrja në stadiume brenda vendit dhe përjashtohen sistematikisht nga ekosistemi i futbollit iranian, i cili është në kontrast të plotë me vlerat dhe statutet e FIFA-s.

Nëse gratë nuk lejohen të hyjnë në stadiume dhe Federata iraniane thjesht ndjek dhe zbaton udhëzimet e qeverisë, ajo nuk mund të cilësohet organizatë e pavarur dhe e lirë nga çdo formë ndikimi. Dhe kjo është shkelje e nenit 19 të statutit të FIFA-s. Këshilli i FIFA-s mund dhe duhet të pezullojë menjëherë Iranin. FIFA nuk duhet të lejojë pjesëmarrjen e një vendi që po persekuton në mënyrë aktive gratë, atletet dhe fëmijët e tij vetëm sepse po ushtrojnë të drejtat e tyre më elementare njerëzore”, thuhet në komunikatë.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

01/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In