• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Intervista e rrallë e aktores së madhe Violeta Manushi: Ja çfarë përjetova në këtë jetë

23/10/2024
in Nostalgji
A A
Intervista e rrallë e  aktores së madhe Violeta Manushi: Ja çfarë përjetova në këtë jetë
2.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrëfimet e tyre janë arkivuar viteve përmes mikrofonit të Arratisë. Shpaloset jeta e mundimshme drejt kontributit dhe arritjeve për të lënë gjurmë të mirë ne historinë e artit, kulturës, dijes dhe mjekësisë duke dashur profesionin dhe nderuar vendin e tyre.
Ka të vërteta dhe pengje, emocione dhe sinqeritet, sfida të kapërcyera e sërish rrugëtim në këto rrëfime. Historitë e tyre të arkivuara u rizgjuan kohë më parë në Arratia në newsbomb.al me dëshirën dhe besimin se vlejnë për çfarë janë, çfarë sollën, çfarë gjurme lanë!

Nga Rezarta Reçi

Violeta Manushi ka lindur në Korçë me 6 mars 1926.

Me punën e saj u bë një ndër aktoret më në zë të skenës, ekranit dhe mikrofonit të Radios, një aktore me individualitet e aftësi të veçanta, me fuqi, me zë, me plastikë e temperament të admirueshëm. Identifikohet me rolet e saj të spikatura të gdhendura me profesionalizëm nga vetë ajo.

Arratia me Zonjën ishte realizuar në prag të 80-vjetorit të lindjes.

Dy momente do të veçoja nga ajo ditë xhirimesh. Trokitjet me bastun në oborrin e Teatrit Kombëtar për të më treguar pemën e mbjellë në nderim të veprës së saj. Shtëpia e saj në hyrje të rrugës Mine Peza ishte modeste, e rregullt e plot relike e trofe që i ruante me kujdes. Kurse shtëpia e saj e dytë, skena, e shndërronte në të privilegjuar, të adhuruar, të përkushtuar, të dedikuar, të plotfuqishme. Ëndërronte të vdiste në skenë. Iku nga kjo jetë në fund korrik të 2007.
Një nga dëshirat e saj u realizua! Identifikohet me emrin e personazhit të Teta Ollgës sa herë përmendet emri i saj i nderuar, Violeta Manushi!

Ky material doli nga arkiva personale e gazetares në intervistën me të.

“E shikoj këtë skenë, nuk kam lënë cep të saj pa e shkelur, 60 vjet plotë! 80 vjet jetë dhe 60 vjet plot në skenë… Hera e fundit ka qenë drama e Ruzhdi Pulahes, “Streha e të harruarve”, krijuam dhe nostalgjinë e së kaluarës se shumica ishin pensionista, pak ishin të rinj, meshkujt i kishim të rinj, 3, sepse meshkujt e moshës sonë nuk janë më, kanë vdekur. Por shumica ishin pensionistë,” është rrëfimi i Violeta Manushit për veten në këtë intervistë.

“Na kanë duartrokitur shumë, sa u hap perdja e na panë, secili nga ne mori vlerën nga publiku për atë që publiku ia shijonte, batutat, rrethanat që vepronin, kështu që kemi ikur të lumtura. Unë me të tëra rolet kam rënë në dashuri dhe aktori po nuk ra në dashuri me rolin nuk nxjerr atë të saktën, atë domethënien e madhe që duhet të shfaqë përpara publikut.

Po sigurisht, si ajo nëna me shumë fëmijë ca i ka më të dashur, edhe unë kam më të dashurat sidomos kur kam luajtur gratë e vendit tim, me të mirat dhe më të metat e tyre. Kam ndjerë shumë kënaqësi kur kam marrë aprovimin e publikut me duartrokitjet e tyre të zjarrta.
Dhe madje kam edhe role të atilla që më zhdukën edhe emrin tim dhe më thërrasin me emrin e roleve siç ka qenë Tana te “14 vjeç dhëndër” Tana njëri, Tana tjetri, apo siç ka qenë Olimbia te “Karnavalet e Korçës”, siç ka qenë nëna Niçës që e dua kaq shumë atë rol, tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, e plot e plot të tjera që tani edhe nëna s’ua mban mend emrat e fëmijëve të shumtë. Ollga! Kam frikë se edhe kur të vdes nuk do thonë vdiq Violeta, por do të thonë vdiq ajo, Ollga”,- ka treguar midis të tjerash Violeta Manushi.

Violeta Manushi vdiq më 27 korrik 2007 në Tiranë.

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In