• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Interpoli: “Wanted” për gruan e diplomatit amerikan!

12/05/2020
in Bota
A A
Interpoli: “Wanted” për gruan e diplomatit amerikan!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Interpoli ka identifikuar si person të kërkuar gruan e një diplomati amerikan, lidhur me një aksident vdekjeprurës në Angli. Interpoli nxori njoftimin për Anne Sacoolas, e cila kërkohet si autore e një aksidenti vjet në verë që la të vdekur një të ri britanik dhe solli acarime mes Londrës dhe Uashingtonit.

“Një Njoftim i Kuq është nxjerrë nga Interpoli për 42-vjeçaren Anne Sacoolas, gruaja e një punonjësi të shërbimeve të zbulimit me detyrë në misionin diplomatik amerikan lidhur me vdekjen e adoleshentit Harry Dunn si rezultat i ngarjes së makinës në mënyrë të rrezikshme,” njofton një gazetar i kanalit ITV përmes Twitterit.

Njoftimi i Kuq është sinjal për agjencitë e rendit në mbarë botën për të ndaluar dhe dorëzuar zonjën Sacoolas, e cila të ekstradohet në Angli për t’u përballur me drejtësinë. Interpoli nxjerr njoftime të tilla pasi merr kërkesë nga vendet anëtare. Këto njoftime nuk janë të njëjta me urdhrat ndërkombëtare të arrestit.

Në janar Britania kritikoi ShBA se nuk po ekstradonte zonjën Sacoolas, duke thënë se ky veprim rezultonte në “mohim të drejtësisë”.

Departamenti i Shtetit thotë se zonja Sacoolas gëzon imunitet diplomatik.

Në tetor vjet, Presidenti Trump ftoi prindërit e viktimës në Shtëpinë e Bardhë dhe u përpoq pa sukses t’i bindte të takoheshin me zonjën Sacoolas. Ata nuk ishin informuar më para se ajo do të ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tyre.

19-vjeçari Harry Dunn po ngiste motoçikletën kur u godit dhe u vra nga një makinë. Zonja Sacoolas akuzohet se ishte ajo që po ngiste makinën që goditi adoleshentin. Sipas disa raportimeve, ajo mund të ketë qenë duke ngarë makinën në anën e djathtë, që në Angli është ana e gabuar e rrugës.

Share205Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In