• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ina Rama fundos Fatmira Hajdarin: 1 milionë USD pasuri me para të pista, pallat 10 kate! SHBA i hoqi vizën, Meta i bëri një dhuratë

06/07/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Ina Rama fundos Fatmira Hajdarin: 1 milionë USD pasuri me para të pista, pallat 10 kate!  SHBA i hoqi vizën, Meta i bëri një dhuratë
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngushtohet laku për Fatmira Hajdarin në Kolegjin e Apelimit të Vetingut, Ina Rama po përgatit relacionin e largimit përfundimtar nga drejtësia.

A do t’ia sekuestrojë SPAK-u pallatin 10 kate ndërtuar më para të pista, pa leje dhe në pronën e grabitur me vendime korruptive gjykatash?

Ish-kryeprokurorja e Ina Rama, e cila gjatë viteve 2009-2011 pati kërkuar dënimin me burg Lulzim Bashës, Fatmir Mediut dhe Ilir Metës për korrupsion masiv, po përgatit dosjen për të shkarkuar përfundimisht nga drejtësia gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdarin, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit.

Fatmira Hajdari u shkarkua nga detyra nga shkalla e parë e Vetingut në qershor të vitit 2020, pasi nuk justifikonte me para të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 1 milionë USD, kishte kryer mashtrime dhe kontrata fiktive, si dhe nuk kishte treguar se Ambasada Amerikane e kishte futur në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që u është anuluar viza amerikane, pra që nuk lejohen që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetingu i shkallës së parë e nxori Fatmira Hajdarin një gjyqtare super të korruptuar, ashtu siç në fakt perceptohej edhe nga opinioni publik, nisur nga vendimet e saj të çuditshme.

Gjatë hetimit në skenë doli edhe Ilir Meta, koka e korrupsionit në Shqipëri. Kur ishte kryeministër, Meta kishte shkuar në shtëpinë e Fatmira Hajdarit dhe i kishte bërë dhuratë një kredi të butë si e pastrehë, edhe pse Fatmira e kishte një banesë. Këtë kredi shtetërore të dhuruar nga Ilir Meta, Fatmira Hajdari e përdori mes justifikimeve të shumta për të mbuluar pasurinë e krijuar me para të dyshimta.

Megjithatë, Komisioni i Vetingut e shkarkoi nga detyra me votë unanime. Fatmira Hajdari nuk e pranoi vendimin e shkarkimit. Ajo kërkoi në Kolegjin e Apelimit që të hidhte poshtë vendimin e shkallës së parë të Vetingut dhe të kthehet në drejtësi, për të marrë edhe një herë çekiçin e drejtësisë në dorë.

Çështja e Fatmira Hajdarit është regjistruar në Kolegjin e Apelimit që në 21 shtator 2020. Shtatë ditë më pas është hedhur shorti për caktimin e trupit gjykues. Nga hedhja e shortit është përzgjedhur Ina Rama relatore e çështjes. Në vijim, Fatmira Hajdari ka kërkuar që t’i bëhet Vetingu edhe për aftësitë profesionale.

Gjyqtarja e shkarkuar ka pohuar se do të paraqesë prova të reja, të cilat sipas saj justifikojnë pasurinë, përfshirë dhe një pallat 10 kate në Tiranë. Aktualisht, Ina Rama, duke marrë në konsideratë edhe provat e reja të paraqitura, po përgatit relacionin për shkarkimin përfundimtar nga detyra të Fatmira Hajdarit. Vendimi për shkarkimin e saj pritet të merret pesë me zero.

Pas shkarkimit të Fatmira Hajdarit, SPAK është para një sfide të madhe, ku duhet të vendosë për të nisur ose jo procedim penal, për t’i hapur rrugë më tej sekuestrimit të pasurisë së Hajdarit, ashtu siç veproi me Adriatik Llallën dhe ish anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

Me vetëm një pagë shteti si gjyqtare, disa kredi të dyshimta dhe kontrata mashtrimi, Fatmira Hajdari ka ngritur pallatin me 10 kate në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, për më tepër në mënyrë të paligjshme, pra pa leje dhe në truall shtetëror, të cilin e ka grabitur me vendime gjykatash./Pamfleti

Share251Tweet157


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In