Sot mbushen 7 vjet që është ndarë nga jeta aktori i madh i humorit Fadil Hasa!..Nderim dhe respekt për figurën e tij!
Ne kështu do ta kujtojmë gjithmonë, me humorin tij të bukur e të mençur, të hollë e të goditur, pse jo edhe shpotitës ndonjëherë ndaj veseve të shoqerisë sonë, ndaj mendimeve “të thella” demokratike.
Kështu do ta mbajmë mend, për batutat e tij, që herë na bënin të qeshnim, herë të reflektonim. Një demokrati i flaktë por pa mllefe politike dhe buzagaz me të gjithë.
Parajsa është pak për të, me gjithë atë gazë dhe qeshje që na ka dhuruar me humorin e tij brilantë.