• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

In Memorie! Besim Zekthi, kërcimtari “magjik”që dogji mijëra herë shamitë e beqarit nëpër dasma!

03/11/2023
in Nostalgji
A A
In Memorie! Besim Zekthi, kërcimtari “magjik”që dogji mijëra herë shamitë e beqarit nëpër dasma!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë

Fillimet e tij artistike janë të vendosura në fëmijërinë e tij, në lëvizjet e atëhershme, në aktivitetet e shtëpive të pionierit. Më 1952 prezantohet në Filarmoninë e Shtetit, në një konkurs ku fitoi me pikët maksimale dhe filloi karrierën si valltar dhe mori pjesë në baletin “Esmeralda” në vitin 1953 dhe “Vallja e shpatave” në viti 1954. Në vitin 1955 kreu shërbimin ushtarak.

Nga viti 1957 deri në vitin 1990, ai numëron mbi 200 valle të interpretuara si solist, duke realizuar me qindra figura artistike, të cilat janë të fotografuara në memorien artistike të gjithë shikuesve në mbarë brezat shqiptarë. Shkathtësia, mprehtësia, impulsi dhe dinamika e mjeshtrit të madh kanë mahnitur mijëra e mijëra spektatorë. I cilësuar si kërcimtar plot temperament, energjik, i lehtë, me një mimikë shumë të pasur dhe ekspresive. Jeta e tij artistike është e lidhur fort me jetën koreografike të Ansamblit Popullor. Këtë e kanë vërtetuar një seri vallesh të vëna në skenë me sukses të plotë nga artisti i madh.

“Kam mësuar të kërcej nëpër dasma në Tiranë” është shprehur valltari në nëntor të vitit 2017, duke shtuar se më pas shkoi në Ansambël, ku punoi tërë jetën, 50 vjet. Ai kujtonte se në dasma kërcente valle tiranase, valle të tjera popullore shqiptare, devolljote, dropullite, mirditore, kuksiane, dibrane… Në dasma shkoja me ijen e me lalën, por edhe me shokë.

“Lala kishte shumë kënaqësi kur më shihte të kërceja. Ky do të bëhet artist thoshte. Isha shumë impulsiv si temperament, më rrëmbente muzika”, – është shprehur valltari para vdekjes. Ai ka treguar se: “Ija ishte qejflie, por nuk dinte të kërcente. Kënaqësia e jetës së tyre ishte të më shihnin mua kur kërceja”. Po si bëhej muzikë atëherë? “Me gramafon, ose merrnin instrumente popullore. Sipas krahinës”.

Shtëpitë e qerpiçta e kanë parë disa herë Zekthin të djegë shaminë e beqarit nëpër valle. Në fillim shkoi në Filarmoni. Mësoi nga profesorë të ndryshëm deri te rusi Georgi Perkumi. Nga Filarmonia më 1957-ën, shkoi në Ansamblin e Shtetit. Ishte rritur e kishte bërë emër.

Ishte tanimë solist dhe binte në sy. “E kisha dhunti të bija në sy. Isha shumë i gjallë”. Si një ndër yjet e Festivalit të Dizhonit nga ku ansambli mori “Gjerdanin e artë”, Zekthi kishte shumë kujtime. Kërceu te “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”. I yni ishte një nga ansamblet më të dalluara të botës, kujtonte ai, por shqiptari shkëlqeu, duke u quajtur “stuhia shqiptare”.

“Dasma e Rugovës”, “Për flamur, për atdhe”, “Valle me motive të Mirditës”, “Valle me motive të Drenicës” etj. janë disa nga veprat e vëna në skenë me koreografi të mjeshtrit. Edhe jashtë kufijve të vendit, Besim Zekthi ka debutuar me shumë sukses në vende të ndryshme të Ballkanit, Europës, Azisë dhe Afrikës. Për talentin, punën dhe virtuozitetin në interpretimin e valleve popullore, është vlerësuar me dhjetëra çmime dhe trofe të ndryshëm, deri tek ai i fundit, duke mbajtur sot titullin “Mjeshtër i Madh”.

Megjithatë, shteti shqiptar nuk u dha shpërblim atëherë, i çoi vetëm dy javë në Durrës në plazh. Në Francë qëndruan dy javë. Një burrë i gjatë, simpatik, brun, me shpatulla të gjera, ai binte në sy edhe nga pamja. Admirueset ishin disa. Fotografitë e tij të rinisë tregojnë të printuar në letër një burrë tërheqës, që ravijëzon tiparet e një aktori perëndimor, nga ata të posterave. KARRIERA Kërcimtari ikonë e valles popullore shqiptare, solisti i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, që shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura si “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” është ndër protagonistët kryesorë, që i dha “Gjerdanin e Artë” vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë, në vitin 1970. /FIORELA KATROSHI/

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In