• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

In memorie! “Artisti i Popullit” Stavri Shkurtit, aktori brilant që lindi me 5 Gusht dhe u largua nga kjo botë me 6 gusht

08/08/2023
in Nostalgji
A A
In memorie! “Artisti i Popullit” Stavri Shkurtit, aktori brilant që lindi me 5 Gusht dhe u largua nga kjo botë me 6 gusht
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Stavri Shkurti lindi në Korça më 5 gusht 1927 dhe vdiq në Selanik me 6 gusht 1998. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950, kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi”, duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaroi në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike.

Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj.,

Do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar.

Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën “Vajza pa prikë”, ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si “Pamje nga ura” e Artur Milerit dhe “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën “Maro Mokra”.

Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar, filmin “Tana” në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik.

Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin “Ilegalët” në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin “Zonja nga qyteti” në vitin 1976, per te cilin mori edhe komplimentet nga Enver Hoxha,[2] roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj.

Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin “Vitet e pritjes” në vitin 1990.

Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga Atdheu në Selanik të Greqisë ku dhe do të ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare në 6 gusht të vitit 1998 duke u përcjellë me shumë nderim e dashuri në banesën e fundit jo vetëm nga gjithë populli i Korçës por dhe nga shumë miq,kolegë e dashamirë.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In