• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir Meta urdhëroi të dhunohej fizikisht Fatos Klosi, si u qëllua me grusht në ambientet e LSI ish kreu i SHISH

21/06/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Ilir Meta urdhëroi të dhunohej fizikisht Fatos Klosi, si u qëllua me grusht në ambientet e LSI ish kreu i SHISH
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Klosi ishte ndër të parët që ia bashkua Ilir Metës për themelimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fund të vitit 2004. Ish kreu i SHISH kishte shumë arsye për të qënë kundër kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano, pasi konfliktin me të e kishte personal.

Klosi nuk mund t’ia harronte Nanos ngritjen e komisionit “Ngjela” për të evidentuar shkeljet e tij në krye të SHISH, duke e akuzuar hapur pothuajse për gjithçka. Në këtë komision paligjshmëria arriti deri aty sa u nxorën dhe sekrete shtetërore në sytë e publikut. Aq sa u desh ndërhyrja amerikane që të bllokoheshin seancat e hapura të pyetjeve për drejtorët e lartë të SHISH të asaj kohe dhe të vetë Fatos Klosit.

Ishte momenti kur Fatos Nano dhe Sali Berisha sapo kishin hyrë në periudhën e “dashurisë” mes tyre dhe për të tërhequr akuzat respektive ndaj njëri tjetrit duhej një kokë “turku”. Fatos Klosi ishte “armiku” i duhur i përbashkët i “dinozaurëve” të politikës shqiptare të cilët kishin arritur marrëveshjen për presidentin konsensual jashtë politikës, duke zgjedhur Alfred Moisiun, si dhe duke emëruar Ylli Alushin nënkryetar të SHISH si përfaqësues direkt të Berishës.

Ndërkohë Klosi teksa u bashkua me Ilir Metën tek LSI, u zgjodh në forumet dhe strukturat më të larta të kësaj partie. Qëndrimi i tij afër Metës zgjati plot pesë vjet, deri pas zgjedhjeve të vitit 2009. Teksa Ilir Meta hyri në koalicion qeverisës me Sali Berishën duke kaluar PS-në në opozitë, filluan dhe “rrjedhjet” në LSI. Në fillim iku Sabit Brokaj dhe më pas Ndre Legisi, bashkë me Pëllumb Xhufin.

Ndërkohë që pothuajse në të njejtën kohë braktisi LSI-në duke iu rikthyer mësimdhënies në universitet dhe ish kreu i SHISH Fatos Klosi. Argumenti i paraqitur nga ish kreu i shërbimit sekret ishte njëlloj si ato të figurave të tjera të LSI: Nuk e përtypte dot koalicionin qeverisës me Sali Berishën. Të cilin e akuzonte si të keqen më të madhe në Shqipëri.

Meta nuk e kishte pritur një qëndrim të tillë të Klosit, për shkak të faktit se rrjedhjet nga LSI vijuan me një intensitet akoma më të madh, pasi bashkë me Klosin u largua dhe Limos Dizdari dhe figura të tjera më pak të njohura.

Ish kreu i LSI reagoi siç di ai në këto raste, me ushtrim dhune fizike. Meta urdhëroi një nga zyrtarët e lartë të LSI, i zgjedhur në forumet më të larta të kësaj partie që ta qëllonte dhunonte fizikisht në publik, brenda selisë së partisë. Klosi kishte shkuar të takonte për herë të fundit si kryetar të tij Ilir Metën për t’u ndarë me të politikisht dhe për të vijuar të pashqetësuar punën e tyre secili për hesap të vet. Në dalje të selisë së LSI, zyrtari i lartë e qëllon me grusht profesorin e njohur Fatos Klosi duke shënuar një akt të paprecedent sidomos në radhët e së majtës në Shqipëri.

Fatos Klosi dha vetëm një prononcim të shkurtër në atë kohë, duke deklaruar se LSI-në e kishte degraduar pushteti në nivelin më të ulët të një partie politike dhe ishte kthyer në një bandë. Që në atë kohë Meta dhe Klosi nuk janë parë shumë herë krah njëri tjetrit. Vetëm një rast kanë qënë vite më vonë bashkë, në ceremoninë e ngritjes së bustit të Mehmet Shehut, ku Ilir Meta që është përpjekur të imitojë ish kryeministrin komunist dhe Sali Berishën. Pastaj kanë qëndruar larg./Pamfleti

Share222Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In