• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ilir Meta, si “qytetari dixhital”

18/08/2020
in Blog
A A
Ilir Meta, si “qytetari dixhital”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Ç’pate Ilir, ç’të zuri ? Sapo pe rradhët në Kakavijë, u sule mbi qeverinë, u sule mbi kryeministrin, kërkove “të merren masa urgjente”, kërkove “përgjegjësitë e qeverisë dhe largimin e saj”.

Ç’të zuri Ilir,kishe ditë që gjezdisje maleve dhe kodrinave, kishte ditë që merreshe me rilindasit e shekullit të 19, perifrazoje thëniet e tyre, dhe bëje selfi në natyrë, duke postuar edhe mesazhe “paqeje”. Ndoshta tu nakatos terezia, ndoshta nuk shikon të ardhme si kryetar shteti por të është ngulitur në mëndje se “bën vetëm për opozitarist”, dhe ke vendosur të “rrëzosh Edi Ramën”.

Po ti e di, nuk i biet malit me gur, o Ilir. Prej të premtes e tutje, je molepsur keqas me rolin e “opozitaristit rradikal”, apo më mirë ke marrë rolin e Lulzimit nga maja e maleve, por dhe nga Presidenca. Je kthyer fiks, si “qytetari dixhital” i Doktorit, por nuk e kopjon siç duhet Ilir. Mendoj se në Presidencë, ke mjaft punë të lëna përgjysëm, apo dhe probleme të tjera që duan zgjidhje, dhe nuk ka mbetur SHQUP-i, ti japësh “një dorë ti nga maja e Pilurit, dhe malet e Lunxhërisë”, nga ku ja marr këngës, duke mos harruar të japësh ”këshilla” dhe kalendarë për qeverisjen Rama.

Je kthyer si “qytetari dixhital” i Doktorit, madje ke kthyer si të tillë edhe sekretarët, këshilltarët dhe juristët e tu. E ke kthyer Presidencën në “qendër interneti”, ku mungojnë vetëm “video-game”. Ke përdhosur misionin e shenjtë të kryetarit të shtetit,dhe je kthyer në lavjerrës të Doktorit, madje thuhet se “pasi Lulzim Basha të hunmbë zgjedhjet, kandidati i vetëm për kryeopozitarist je vetëm ti”.

Paçka, bëje edhe opozitaristin dhe kryeopozitaristin, por sot bëj siç duhet, kreun e shtetit Ilir. Nuk është parë dhe dëgjuar, që një kryetar shtetit, në një vend demokratik dhe anëtar i besueshëm i NATO-s, të urrejë dhe shantazhojë qeverinë, ministrat dhe kryeministrin, tu bëjë thirrje të rinjve “ të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e atdheut”.

Nuk është parë dhe dëgjuar gjëkundi, që një kryetar shtetit që prej kohësh e ka mbushur kupën dhe duhej shkarkuar, të shantazhojë qeverisjen e vendit të tij, të fabrikojë akuza dhe recitime të tjera të padenja për një politikan, dhe, ta ulë piacën deri aty sa, të tregojë barcoleta çunash lagjesh, edhe kur është në takime me median. Ilir, kam bindjen, se rrugëtimit tënd si politikan karriere pas përfundimit të mandatit të kreut të shtetit, i ka ardhur fundi.

Edhe sikur ti, të formosh një parti të re, edhe sikur ti, të emërohesh “kryetar opozite” nga Doktori, nuk mendoj se ka shqiptar që voton për ty.Dhe kjo për 1001 arsye, por më kryesorja janë paqëndrueshmëria, pabesia dhe mosmirënjohja, ndaj asaj që ti thua dhe asaj që bën. Ilir, dikur thoshe se “Lulzimin edhe kur e pyet për orën, ta thotë gabim”. Kurse ty Ilir, kur të pyet për LSI, “gjuha” të shkon tek Doktori, tek PD-ja, tek “qytetari dixhital”, dhe asnjëherë tek misioni yt, tek detyrat dhe punët e tua.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In