• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar

26/07/2021
in Blog
A A
Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta është kthyer sot në zyrë në Tiranë. Për gati një javë, ai ka qenë privatisht në një udhëtim në SHBA, me shpresë se do të kontraktojë një kompani lobuese për të rregulluar punët e tij me SHBA.

Përtej iluzionit të tij, që punët me SHBA rregullohen me lek, ka një papërgjegjësi shtetërore, në këtë udhëtim.

Presidenti në detyrë edhe pse i shkarkuar politikisht, është ende formalisht President. Ai nuk mund të largohet nga vendi pa lajmëruar institucionet kryesore të shtetit, përfshi këtu dhe detyrën e tij formale si Komandant i Ushtrisë, siç ka qejf ta thotë kur i rrezikohet posti.

Por për gati një javë, edhe pse ne e dinim që ai ishte në SHBA, nuk ishim në gjendje të merrnim dot asnjë konfirmim zyrtar se ku është presidenti.

Të gjithë e merrnin jo seriozisht këtë pyetje, dhe hapnin Facebook-un e tij për të treguar njëherë se qenka duke pi birrë, një herë duke pozuar me brekë, e kështu me radhë.

Mos marrja seriozisht e tij si person, është një standard që ai e ka vendosur vetë por përtej kësaj, humbja e seriozitetit shtetëror, në raport me arratisjen një javore të presidentit, tregon qartë se qoftë dhe për këtë arsye ai nuk duhet të jetë më president.

Sikur lobisti i tij të mos kishte postuar foton, ne nuk do të kishim asnjë fakt që ka qenë dhe në SHBA.

Në Serbi u bë nami pse kryeministria Bernabiq, shkoi në SHBA e nuk u prit nga askush. Në fakt ajo nuk shkoi fshehurazi si ky, dhe as për ndonjë punë private me lobistë, por shkoi me shpresë se do të takohej me ndonjë zyrtar. Nuk e priti askush dhe të gjithë e kritikuan se turpëroi Serbinë.

Presidenti ynë, ikën natën me gruan, shkojnë në SHBA, takojnë dhe paguajnë lobistë të rregullojnë punët e tyre dhe kthehen në Shqipëri, pa u turpëruar fare, as për cënimin e dinjitetit që i bëjnë vendit, as për seriozitetin formal që ka institucioni i presidentit. I vetmi shpjegim që e fal, është se nuk e ndjen më veten president. Nëse është kështu duhet të heqë dorë dhe nga formaliteti që i kanë mbetur.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In