• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur, dyshimet e pasurisë 100 milion dollarë në Angli

24/06/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Meta: Deputetët morën para për të më shkarkuar, faqe e zezë ata që më nxorrën në pritë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2016, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.

E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.

Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.

Pse u shpalla Non-Grata nga Greqia, pas kërkesës Meta-Berisha?

Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar akuza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit.

280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur.

“Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, deklaronte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000.

Që kur skandali u denoncua për herë të parë në media në fillim të vitit 2000 dhe deri në korrik të vitit 2009, kur u bashkuar në qeveri, Berisha e quante Metën ‘Ilir Floriri’. Ndërkohë Meta në vijimësi i ka mohuar akuzat e Berishës për një implikim të tij në grabitjen e thesarit të shtetit.

Ka dhe një tjetër detaj që e lidh Presidentin me pasurinë në Londër. Bëhet fjalë për transaksionet që janë bërë në Londër për të mbuluar pagesat e shkollimit për fëmijët. Të tre fëmijët e tij janë shkolluar në Britaninë e Madhe.

Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën.

Presidenti dhe bashkëshortja kanë shpenzuar shuma marramendëse për shkollimin e fëmijëve vetëm me nga një pagë në shtet.

Më vonë, në vitin 2020, shkollimin e fëmijëve në Londër çifti Meta-Kryemadhi, deklarojnë se e mbulojnë me shitje të apartamenteve që janë në pronësi të Kryemadhit.

Gjatë vitit 2020, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro nga kontratat e mëparshme për shitje apartamentesh, por nga ana tjetër kanë tërhequr 39 mijë euro dhe rreth 60 mijë paund, duke kaluar një pjesë të parave në llogaritë e fëmijëve, të cilët po i shkollojnë në Angli.

Deri më tani nuk ka ndonjë hetim nga organet e drejtësisë për pasurinë e shumëpërfolur të Presidentit, për të qartësuar nëse ka lidhje me pasurinë në Londër apo edhe për pasuri të tjera në Shqipëri./CNA.al

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In