𝐕𝐢𝐨𝐥𝐞𝐭𝐚 𝐌𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐢: “Publiku është si fëmija i vogël: nuk e gënjen dot. O të do, o nuk të do. Unë e kam ndjerë gjithmonë dashurinë e tij – ajo ka qenë çmimi më i madh i jetës sime.”
Sot përkulemi me nderim përpara kujtimit të Violeta Manushit, gjigantes së skenës dhe ekranit shqiptar, e cila me talentin, shpirtin dhe fisnikërinë e saj, mbeti përjetësisht në zemrat e publikut.
Ajo nuk ishte thjesht aktore, ajo ishte ikonë, një figurë që e ndriçoi artin shqiptar me dritën e saj të brendshme. Me çdo rol që solli, nga komedia tek drama, Violeta rrëmbeu zemrat e shqiptarëve dhe ua ktheu ato plot emocion, buzëqeshje dhe reflektim.
Me mbi 100 role në teatër dhe 16 në film, ajo shkëlqeu në secilin roli që mori përsipër , nga komeditë klasike si “Gratë gazmore të Uindsorit” dhe “Morali i zonjës Dulska”, deri te figurat epike në dramaturgjinë kombëtare sikurse Olimbia, Nica dhe Ollga .
Publiku shqiptar e dashuroi dhe e duartrokiti për dekada me radhë, sepse ajo nuk luante rol, ajo jetonte personazhin.
Kush mund ta harrojë “Teto Ollgën”, personazhin që e bëri legjendë?
Me një humor therës, një sy të mprehtë dhe një zemër të madhe, ajo mishëroi shpirtin e nënës, gruas, shoqes e qytetares shqiptare.
Violeta Manushi ishte dhe mbetet zëri i teatrit që fliste drejt e në shpirtin e popullit të vet.
Edhe pse fizikisht nuk është më mes nesh, emri dhe vepra e saj nuk do të zbehen kurrë.
Ajo është tashmë pjesë e përjetshme e kulturës sonë kombëtare, një emër që do të përmendet gjithmonë me mall, krenari dhe mirënjohje.
E paharruar përherë, zonja e artë e skenës shqiptare, Violeta Manushi! ❤️