• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ik o kokrra legenit …”! Lufta brenda llojit e egër me “gladiator” Murin dhe Alibashën

21/12/2022
in Aktualitet
A A
“Ik o kokrra legenit …”! Lufta brenda llojit e egër me “gladiator” Murin dhe Alibashën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e cilësoi një skenë të shëmtuar përplasjen në Kuvend mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës.

Në një lidhje me edicionin e lajmeve të orës 19:00 në Abc, Çollaku tha se është për të ardhur keq që po ndodhin këto gjëra brenda PD-së, ku përplasjet tashmë kanë mbërritur deri në parlament.

Ai tha se e gjithë kjo vjen për shkak të frymës dhe interesave personale që kanë disa persona brenda PD-së.

Konomi: Situata në PD nga seanca në seancë po degradon në sherre personale?

Çollaku: Unë jam ndier jashtëzakonisht keq për atë skenë. Nuk do doja të isha në një seancë të tillë ku demokratët sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë t’i shtoj kësaj historie. Më erdhi keq të shihja një PD ku përplasen me njëri-tjetrin dhe në krahun tjetër shihje socialistët në sallë që talleshin. A ka mundësi të gjejmë një gjuhë të përbashkët? Unë mendoj se e kemi detyrim për gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

Kemi bërë dhe tentativa ku e fundi ishte zgjedhja e një kandidati të përbashkët, por dështuam, pasi dominuan interesat politike. Ajo që prishi marrëveshjen ishte fjalia: Hajde njihni statutin tim. Sa i përket këtyre skenave janë degraduese më vjen keq që marr pjesë në një seancë të tillë, më duket si një formë për të shpallur armik njëri-tjetrin.

Xhokaxhi: Zoti Çollaku deri tani në një farë mënyrë problemet tuaja i keni mbajtur jashtë sallës së parlamentit, si është e mundur që nuk mund ta shmangni të gjithë këtë?

Çollaku: Këtë po u them, duhet të ishte shmangur, është detyrimi ynë që kjo të shmanget, një PD e ndarë nuk mund të vijë në pushtet dhe duhet shumë pak për t’i thirrur arsyes, por unë nuk shoh vullnet për të tejkaluar momentet politike. Ne kemi një situatë ndarëse në PD prej një viti ku pati dhe përplasje në selinë e PD, mjerisht kjo përplasje erdhi dhe në parlament, kjo ndikon kudo pastaj, kjo është një dështim. Mjafton vullneti i mirë për të shkuar drejt zgjidhjeve të arsyeshme. Me një PD të ndarë ka pushteti ka qenë gjithmonë e më larg.


Share215Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In