• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I’a faturoi 21 Janarin Sali Berishës! Shkullaku: Lulzim Bashën fajtor njësoj si ish ministër i brëndshëm! Berisha devijon: Shikoni fytyrën e trembur

14/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Mediat dhe anal-istët berishist frymëzojnë “luftën” me Bregoviç për të hequr vëmendjen nga përplasja e ish-kryeministrit me amerikanët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Armand Shkullaku, ka folur për deklaratat e Lulzim Bashës gjatë konferencës për mediat, ku vrasjen e katër qytetarëve në bulevard në 21 janar, ia faturoi Sali Berishës.

Shkullaku tha se deklaratat e Bashës janë të rënda dhe të rrezikshme edhe për atë vetë, sepse ka qenë Ministër i Brendshëm dhe në këtë rast, ose është bashkëfajtor, ose nuk po kallëzon krimin, pra në të dyja rastet mund të jetë i implikuar penalisht nga deklaratat që bën.

“Kjo e 21 janarit ka dy elemente. E para nuk është mirë për Bashën që të tregojë në këtë moment, inkoherencë me votuesit. Deri dje, Basha ka deklaruar që 21 janari ka ndodhur për shkak të Ramës, ai e provokoi dhe e prodhoi 21 janarin. Përmendi edhe 97’ dhe teserën e Berishës.

Prapë është inkoherencë, nuk besoj se Basha nuk e ka ndjekur. Kur Berisha ftoi Bashën në PD, aty ishin edhe 97 dhe të gjitha. Ne këto Basha shet bindjet dhe ekzistencën e tij politike. Kur ne thonim përgjegjësia e Bashës dhe Berishës, Basha ka dalë dhe ka thënë jo.

Në 2005 debatonte në studio dhe thoshte 97 nuk e ka bërë Berisha por rebelimi komunist. 21 janari, është çështje për SPAK. Ka qenë çështje ku ka patur shumë dilema. Por nëse ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë, e di ngjarjen, ose është bashkëfajtor ose nuk kallëzon krimin.

Pra duhet të bëjë kujdes, që deklaratat politike janë një gjë dhe ato juridike një gjë tjetër. Në aspektin tjetër, kjo është shumë qesharake. Të ngrihet Basha të thotë këto i ka bërë Saliu. Saliu ka bërë edhe një gjë tjetër në 2013, bëri Bashën kryetar të PD dhe këtu fillon. Po të isha si zoti Basha, do thosha gabimi më i madh i Berishës është që më caktoi mua sot!”, tha ai për MCN Tv.

Ndërsa Sali Berisha ka zgjedhur që të mos i kthejë përgjigje akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha sot nga selia blu. Berisha kërkoi që t’i rikthenin një foto të sikletshme të Bashës, duke treguar edhe për një marrëveshje brenda Kuvendit.

Berisha: Ktheja dhe një herë foton me fytyrën në fund. A ja vlen t’i kthesh përgjigje ? Ai është i pashpresë. Fytyra e tij flet më shumë. Nuk e ke marrë vesh ti çfarë ndodh në parlament. Vjedhjet e Ramës ia veshën Erion Braçes. Aty ka një marrëveshje midis tyre të mahnitshme për akuza.

Ky është një aset i Edi Ramës. Ai jeton në tmerre të pafundme shpirtërore. Sot garda dhe jo vetëm kishin grumbulluar rreth tij njerëz të armatosur deri në dhëmbë.

Kishin dhe kundragaze përreth. Si shkoi Berisha? Shkoi me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe u prit në mënyrën më të përzemër nga secili person që ndodhej në kafene apo oborr. Kurse veprimet e tij. Betejat me brava, me dyer, bastisje, sidomos të FRPD-së.

Nxjerrjen e gardistëve, njeri prej të cilëve është dhe familjar i shefit të shtabit të gardës. Ky përjeton një tmerr pafund. Ndaj dhe i them, jepi fund tmerrit tënd, sepse kështu shqiptarët do të mahniten gjithnjë e më shumë me marrëzinë e tij. Nuk mund të kujtoj këtu se është i ndjerë. Por ata që mbajnë mend kryetarin e partisë ekologjike, duket lule para Lulzim Bashës.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In