• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

I vetmi shpjegim që kam për Tritanin

10/04/2020
in Blog
A A
I vetmi shpjegim që kam për Tritanin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sa më shumë lajme të mira ka nga frenimi i pandemisë në Shqipëri, aq më shumë alarme fallco ka se gjërat po bëhen gabim. Më tipiku në këtë histori është Tritan Shehu, i cili dikur ka qenë dhe mjek.

Fillimisht ai “parashikoi” se në Shqipëri do bëhet hataja, pasi Qeveria shqiptare nuk mori masa qysh në janar të mbyllte kufijtë, kur kishte shpërthyer në Kinë.

Pastaj sulmoi ashpër Qeverinë kineze se nuk e menaxhoi si duhet situatën, ndërkohë që Qeveria kineze është e lavdëruara në botë për këtë.

Kur virusi arriti në Itali, Tritani parashikoi se në Shqipëri do kishte kurbë eksponenciale, pasi nuk u ndaluan avionët me Italinë.

Kur pacienti zero në fillim të marsit u identifikua që kishte ardhur në rrugë tokësore nga Mali i Zi prej Italisë, Tritani akuzoi Qeverinë shqiptare se dështoi, pasi duhet të kishte mbyllur portet, aeroportet dhe gjithë kalimet tokësore.

Kur Shqipëria mbylli gjithçka pas pacientit zero javën e parë të marsit, Tritani filloi të ulëriste pse Shqipëria mbylli kufijtë dhe la njerëzit e saj rrugëve.

Kur filluan testet të përdoreshin si metodë gjurmimi pas shfaqjes së pacientëve pozitiv, Tritani ulëriste se duhen teste në gjithë Shqipërinë në ḑo paicent. Gati- gati dukej sikur ishte shitës tamponësh, pasi kishte të njëjtin përgjërim që ka Petrit Vargu për tenderin e respiratorëve.

Kur testet orientuese që përcaktoi Komiteti Anti COVID-19 dhanë rezultate dhe izoluan gjithçka, Tritani ulëriste se po fshehin të vërtetën, biles dhe vdekjet.

Tani që shifrat vazhdojnë e bien dhe situata në spitalin infektiv duket më e qetë, Tritani thotë kemi hyrë në fazën më të rrezikshme, se janë paralajmëruar masa zbutëse.

Kur Edi Rama ishte në kulmin e masave shtrënguese, Tritani ulëriste se njerëzit po vihen nën presion psikologjik dhe kjo është e dëmshme…

Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend Tritan Shehun para 97 (pasi të gjithë e identifikojnë me atë punën në Lushnjë), ky njeri ka qenë edhe mjek, edhe ministër Shëndetësie.

Një nga vendimet që ka pas marrë si ministër Shëndetësie, por që i ngeli rrugës, ka qenë mbyllja e Spitalit Infektiv. Për fat nuk e mbylli dot, pasi ra kolera në Kuçovë. Me mendtë e tij, tani do ishim dhe pa Spital Infektiv.

Tani koronvirusin dhe mund ta shpjegojmë një ditë pas shumë studimesh shkencore. Edhe vaksinën mund t’ia gjejnë, se ka nisur garë e madhe. Edhe ilaçin e mjekimit ndaj saj mund ta kemi së shpejti.

Por dyshoj se dikush mund të gjejë ndonjë shpjegim llogjik, përse ky njeri ka qenë mjek, përse ka qenë minister, dhe përse ishte deputet, kur është kaq idiot.

E gjithë kjo më kujton historinë e një mjeku shumë të njohur, SH.K ., ish- themelues i PD. Në vitin 1992, ai dhe shumë mjekë, edhe pse ishin mbështetës të PD, nuk e kuptonin pse Berisha kishte zgjedhur Tritanin, ministër.

Sqarimi i erdhi vetiu në një mbledhje të jashtëzakonshme në PD, kur Tritani u ngrit dhe denoncoi se shumë mjekë, nëpër korridore të Spitalit, tallnin doktor Berishën dhe flisnin keq për të. Dhe akuzoi me emër mjekun në fjalë, SH.K.

Berisha tentoi ta mbyllte “sherrin” duke i bërë me dorë mjekut të njohur të mos replikonte.

-Jo nuk kam replikë, tha. Tritani më ka hequr një dilemë të madhe që më mundonte mua dhe shumë kolegë të tjerë, pse ky njeri u bë ministër. Tani u sqarova. Si ky të duhej.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In