• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I dënur me 17 vjet burg për mashtrim dhe zhvatje! Port-halet mashtrojnë opinionin: Konfiskohen 20 mln euro për llogari të Becchettit?!

15/04/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
I dënur me 17 vjet burg për mashtrim dhe zhvatje! Port-halet mashtrojnë opinionin: Konfiskohen 20 mln euro për llogari të Becchettit?!
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë gjykatë vendase apo e huaj nuk ka vendosur për konfiskimin e të ardhurave apo pronave të Albcontrol apo të tjera të Republikës së Shqipërisë për llogari të biznesmenit Francesco Beccetti.

Burime ekskluzive për Shqiptarja.com bëjnë me dije se lajmi i dalë në media, se janë konfiskuar 20 mln euro, nuk është i vërtetë.

Të njëjtat burime thonë se procesi në çështjen e biznesmenit Franccesko Becchetti, është në vijim dhe as Republika e Shqipërisë dhe as Albcontrol nuk kanë paguar asnjë cent në favor të Becchettit.

Sipas një lajmi të publikuar sot në media, biznesmeni italian Francesco Becchetti, konfiskoi afërsisht 20 milionë euro, nga të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore.

Sipas po të njëjtës media, thuhet se për vitin 2021 Eurocontrol ka derdhur 18.7 milionë euro në llogarinë e bllokuar të Albcontrolit dhe këto para, janë konfiskuar nga biznesmeni italian, i cili sipas disa vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar, ka fituar 110 mln euro, ndaj qeverisë shqiptare, e cila nga ana e saj thotë se, përballja vijon në institucionet e ndërkombëtare.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchettin, i cili akuzohet për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij.

Bashkëpunëtori i tij italian Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg, nëna e tij Liliana Condomitti u dënua me 8 vite. Me 8 vite burg u dënua edhe Erjona Troplini.

Vendimi i dënimit të Becchettit bashkë me nënën e tij dhe dy bashkëpunëtorët do të përdoret nga avokatura e shtetit për të tentuar të kundërshtojë vendimin e arbitrazhit, që ai ka fituar me Shqipërinë në vlerën 110 milionë euro.

Becchetti në arbitrazh ka pretenduar për një persekutim politik në mungesë të ndonjë dënimi nga drejtësia shqiptare, ndërsa tani është i dënuar penalisht për mashtrim e falsifikim me tatim taksat, bashkë me nënën e tij dhe dy administratorët e firmave të tij në Tiranë.

Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë, në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti.

Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.

Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite.

Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.

Share243Tweet152


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In