• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

I deformuan deklaratën për Luiz Ejllin? Aurela Gaçe: Më përdorën si mish për top

08/08/2023
in Nostalgji
A A
I deformuan deklaratën për Luiz Ejllin? Aurela Gaçe: Më përdorën si mish për top
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një përgjigje me humor e Aurela Gaçes në pyetjen për bashkëpunim me Luiz Ejllin, mjaftoi që rrjeti të “merrte flakë”.

E gjitha nisi në një intervistë të dhënë nga Aurela Gaçe për tch, ku u pyet lidhur dhe me dëshirën e shprehur nga Luizi për një bashkëpunim mes tyre.

“Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe të respektojnë për punën.

Luizi ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte dhe është tani në majat e tij.

Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vijnë pasi ta kesh kaluar famën. Në atë momentin “wow” bëhen për hobi, e pastaj për t’i dhënë kënaqësi vetes dhe publikut që të ndjek.

Kështu që Luiz, më vonë, kur ta kesh shijuar karrierën. Unë këtu do të jem edhe pas 20 vjetësh”, tha Aurela Gaçe.

Mirëpo kjo deklaratë u përdor në rrjet si refuzim, e madje shkaktoi edhe debat në rrjet.

Gazetari Mentor Kikia tha se nuk duhen krahasuar nivelet e Aurelës dhe Luizit, e më pas ky i fundit reagoi duke i listuar arritjet në karrierë.

Për t’i vënë pikat mbi “i”, Aurela sqaroi se titulli i “Top Channel” u bë për klikime, e se me ndërhyrjen e saj është ndryshuar.

“Nuk ka faj njeri jo. Fajin e kam unë që jap përgjigje. Por lajmin, titullin, e paska bërë vetë Top Channel. Sigurisht na shohin si klikime, se kë dëmtojnë, se çfarë sajojnë dhe në kurriz të kujt, s’ka problem për ta.

Sot u ktheva në Tiranë, dhe shumë vonë pashë titullin e bërë në webin e vetë Top Channel. E ndërruan mbasi i kontaktova e u kërkova llogari, por tani, tepër vonë. Faji ngelet jetim.

Vini re, vini re. O Zot, çfare ndodh në këtë vend, vetëm nga një titull karrem… nuk di, nuk kam fjalë. Dëgjoni atë që kam thënë. Shikoni intervistën. Lexoni atë që kam thënë. Është mëse e qartë, e zeza mbi të bardhë.

Kam dhënë respekt dhe vetëm kaq. Madje, kam thënë se unë bëj bashkëpunim për qejf e jo për famë. Apo nuk kuptohet mirë as kjo? Ai talentin e ka pasur edhe më parë, dhe mund të ndodhte një bashkëpunim edhe pa pasur këtë zhurmë.

Unë e vlerësoj zerin, edhe pa famë. Edhe vetë bashkëpunimet e mija ndër vite kanë treguar se nuk kam rendur mbas famës së dikujt, por kam bërë bashkim energjish me njerez e artistë që vlerësoj.

Pra, nëse kam thënë se unë këtu do të jem edhe mbas 29 vitesh, është shumë e qartë se jam gati të këndoj me dikë që ka talent edhe mbasi fama të bjerë ose të venitet.

Më qartë se ka s’di. Me shumë respekt se kaq, prapë nuk di. Tutulli karrem i përdorur për të ndezur gjakra u bë, u sajua. Bravo. Mua, më përdorën MISH PËR TOP. Hallall. Jeta vazhdon”.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In