• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Hysen Biza, aktori që gjithëve na kujtohet me shprehjen… “Hof t’shof”!

25/09/2024
in Nostalgji
A A
Hysen Biza, aktori që gjithëve na kujtohet me shprehjen… “Hof t’shof”!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hysen Biza lindi në qytetin e Elbasanit, më 1 nëntor të vitit 1920. Shkollën fillore e kreu në shkollën e Tebojës, kurse mesmen e ndoqi në Normalen e Elbasanit. Karrierën e tij të gjatë artistike e filloi pikërisht në shkollën Normale, në vitin 1936, me dramën “Romaducët“, ku spikati për talentin e tij. Që nga ai moment mori jetë veprimtaria artistike e aktorit mirënjohur elbasanas, Hysen Biza.

Ai u aktivizua edhe gjatë shërbimit ushtarak, me teatrin e Amsamblit të Ushtrisë ku luajti krahas aktorëve të shquar të skenës shqiptare si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka e të tjerë. Këtu hodhi dhe bazat e aktrimit duke punuar me regjisorë të njohur si Pandi Stillo e Sokrat Miho.

Pas mbarimit të shërbimit ushtarak më 1947 e deri në vitin 1955 punoi në grupin amator të Shtëpisë së Kulturës, ku krahas lojës së tij si aktor, ai vuri në skenë dhe shumë pjesë si regjisor.

Më 22 shtator 1955, me krijimin e Estradës profesioniste në Elbasan, Hyseni u bë menjëherë pjesë e saj, duke mos u shkëputur për 21 vjet rrjesht, duke luajtur në 8 pjesë si: skeçe, parodi, kuplete, pantomima etj, transmeton ‘aktoretshqiptare.info’.

Del në pension në vitin 1976, por nuk hoqi dorë nga karriera e tij, të cilën e vazhdoi edhe për 15 vite të tjera, në teatër dhe estradë. Për vlerat artistike që paraqiste tek publiku gjatë gjithë karrierës së tij si aktor, më 27 nëntor 1992 iu dha titulli “Artist Merituar”. U nda nga jeta në 6 gusht të vitit 1993, në moshën 73-vjeçare.
Ndër rolet e tij më të spikatura përmendim: Jonuzin tek drama “ Vëllezërit”, në rolin e tregtarit Hasanit tek drama “Shpagimi “, Xhetin magazinierin te “Vera e vitit 1978“, pijanecin simpatik te komedia “Turneu“, Mahmutin te sken’ e Ministrave, një nga skenat më të realizuara te komedia “Sa shumë gjethe të thata“etj.

Ai mori pjesë edhe në kinematografi tek filmi “Ndërgjegja“ , “Një natë Nëntori” etj. Do të mbahet mend gjithmonë për shprehjen proverbiale “Hof t’shof “.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In