• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e vërtetë e Qazim Mulletit, politologut, personazhit të rrallë që historia jonë është treguar e padrejtë me të, që fliste dhe shkruante mbi 8 gjuhë të huaja

26/10/2021
in Histori
A A
Historia e vërtetë e Qazim Mulletit, politologut, personazhit të rrallë që historia jonë është treguar e padrejtë me të, që fliste dhe shkruante mbi 8 gjuhë të huaja
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e vërtetë e Qazim Mulletit Politologu qe fliste dhe shkruante shume mire mbi 8 Gjuhe te Huaja .

Jo atij te komedisë “Prefekti”, por atij me diploma në Stamboll e Vjenë e që njihte aq gjuhe të huaja sa lodhesh duke i numëruar! Rrugëtimi i Qazim Mulletit mes emigrimit dhe Shqipërisë…”Puthi tokën kur u kthye dhe tha se nuk do të merrej më me politikë”….Si pranoi të shërbente në Tiranë si prefekt dhe kryebashkiak në periudhën më të keqe. Kalvari i familjes pas luftës…Pers ekutimi, dhe komedia “Prefekti” si ar më vr asëse.

Qazim Mulleti është një Personazh i rralle qe Historia jonë është treguar e rreptë dhe e padrejtë me të.

I diplomuar në Universitetin e Gallatasarajt e më tej në Akademinë diplomatiko-ushtarake të Vjenës, ai ishte një nga poliglotët e rrallë që ka pasur Shqipëria.

Njihte dhe fliste turqisht, greqisht, gjermanisht, arabisht, serbisht, italisht, latinisht dhe frëngjisht.

Emrin e tij e hasim në ngjarjet kryesore historike të Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë me ngritjen e flamurit në Tiranë dhe në Vlorë, më tej si një prej katër adjutantëve të Princ Vidi, si pjesëmarrës energjik në Kongresin e Lushnjes, si komandant i forcave vullnetare për mbrojtjen e kufijve nga serbët, mbështetës i qeverisë së parë në Tiranë, e më tej i pozicionuar në rradhët e opozitës si fanolist i bindur.

Që prej shtypjes së revolucionit të qershorit 1924, ai merr rrugët e mërgimit. Në Vjenë martohet me Hajrie Kusin dhe pati nji djalë të vetëm: Reshitin, i cili u rrit pothuajse me figurën e munguar të të atit. Pas pushtimit të Shqipërisë, Qazim Mulleti kthehet në atdhe, ku ushtron për pak vite detyrën e kryebashkiakut të Tiranës dhe atë të prefektit. Në fund të Luftës, ai merr sërish rrugën e mërgimit duke lënë në Shqipëri bashkëshorten dhe dhjalin e vetëm, të cilët nuk do t’i shihte më kurrë.

Por ndryshe nga ky profil, për 50 vjet të regjimit komunis, shqiptarët e personifikuan Qazim Mulletin me një figurë groteske. Kjo për shkak të një komedie, ku e tallën dhe e fyen atë dhe familjen e tij, duke përdorur për personazhet e komedisë emrat e tyre realë.

Falë dëshmisë së mbesës së tij, Fatbardha Saraçi Mulleti, sot do të mësojmë historinë e vërtetë të familjes së Qazim Mulletit.

Ishte shtator i vitit 1944. Reshiti 14 vjeçar mbeti sërish pa të atin. Qazim Mulleti ishte arratisur për të mos u kthyer më kurrë në atdhe. Nuk do ta shihtë më djalin e tij dhe as bashkëshorten Hajrien.
Por historia dëshmoi se komunistët e derdhën gjithë hakmarrjen e tyre mbi fmailjarët e kundërhstarëve politikë, qofshin fëmijë, gra apo pleq, duke i bërë të përjetojnë ferrin për gjysëm shekulli
Fatbardha ishte 5 vjeç kur u instalua regjimi komunist në Shqipëri. Ajo s’kish si të kuptonte çfarë po ndodhte e aq më pak të perceptonte të ardhmen e errët. Por shpejt do të shihte lot në sytë e nënës së saj, pasi babanë do t’ia arrestonin e me familjen e saj do të përjetonin ditë me të vërtetë të vështira, në kasolle e bodrume, për vite e vite me radhë.

Ky ishte vetëm fillimi i persekutimit për familjen e Fatbardhës, një persekutim që do të zgjaste afro gjysëm shekulli. Shijen e tij Fatbardha e provoi mbi lëkurën e saj. Por ajo nuk do të rrëfejë vetëm historinë e saj personale, por të gjithë familjes, e sidomos të familjes së xhaxhait të saj Qazim Mulleti, familje që sot është shuar tërësisht pa trashëgimtarë.

Ishte vitit 1948. Besim Levonja shkruan komedinë “Prefekti”, ku satirizohej tallej e përbaltej figura e Qazim Mulletit, e gruas së tij Hajries dhe sidomos e djalit të tij Reshitit. Komedia merr famë menjëherë dhe pushton gjithë skenat e vendit. I madh e i vogël tallej me batutat e kësaj komedie. Ndërsa në familjen e Qazim Mulletit bashkëshortja Hajrie dhe djali i saj Reshiti ishin troditur. Pse ta shkruante këtë komedi, për më tepër me emrat realë ai komedian i ri, që gjatë luftës ia kishte shpëtuar kokën vetë Qazim Mulleti???

Pak vite më vonë ky djalosh që i kishte shpëtuar vdekjes vetëm falë zemërgjerësisë së Qazim Mulletit do të shkruante komedinë “Prefekti”.
Mësuesja e tij Alija, sapo mësoi për këtë komedi, shkopi drjet e në zyrën e Besim Lëvonjës në Lidhjen e shkrimtarëve.

Ndërsa vijonin dënimin në Tepelenë, një ditë i kishin thirrur në Tiranë në Degën e Brendshme ku i kishin tor turuar, duke iu kërkuar të tregonin se ku i kishin fshehur florinjtë

Jeta në internim ishte e vështirë përtej çdo imagjinate. E gjithë jeta në kasolle teneqeje dhe dërrase, por më e rënda ishin mungesa e lirisë. Reshiti në kujtime te tij thotë së ai s’kishte të drejtë të lëvizte nga kampi përveçse me leje. Dy herë në ditë i nënshtrohej apelit. Duhej të paraqitej tek polici i kampit në mëngjes dhe mbrëmje. Shpesh i kërkohej ta bënte këtë edhe në drekë… Punoi gjithë jetën në bujqësi, në vendet më të largëta e të vështira. Por mallkimi i komedisë “prefekti” do ti kapërcente të gjitha vuajtjet. Ja një kujtim tjetër i dhimbshëm i tij…

Pas arratisjes në vjeshtën e 1944, Qazim Mulleti e jetoi pjesën e mbetur të jetës së tij në emigrim, bashkë me vëllanë e tij të vogël.
Familjarët e mbetur në Shqipëri mundoheshin të rrëfenin diçka prej jetës së tyre në letrat e rralla që këmbenin. E po ashtu edhe me rrugë të tjera ata në Itali merrnin lajme nga Shqipëria. Fatbardha tregon edhe një detaj se si e mori vesh Qazim Mulleti që për të kishin vënë në skenë një komedi kushtuar atij…

Qazim Mulleti jetoi pak vite pas arratisjes dhe pothuajse nuk u mor më aktivitet politik.
Lajmi i vdekjes së Qazim Mulletit e gjeti familjen e tij të mbetur në inter nim, në një kasolle të mjerë në Savër të Lushnjes… Fatbardha e kujton si sot ditën që morën telegramin me lajmërimin e vdekjes së xhaxhait.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In