• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Historia e shqiptarit që iu zbulua krimi pas 33 vitesh: I shpëtoi komunizmit dhe shkoi në Australi, ku u bë vrasës

17/12/2021
in Diaspora
A A
Historia e shqiptarit që iu zbulua krimi pas 33 vitesh: I shpëtoi komunizmit dhe shkoi në Australi, ku u bë vrasës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shqiptar është burgosur për një vrasje që ka ndodhur mbi 3 dekada më parë në Sydney të Australisë. Martin Dukagjini, tashmë 65-vjeç, mbyti dhe më pas goditi me sende të forta Tatiana Sokoloff në vitin 1986.

Shqiptari kishte mundur t’u shpëtonte autoriteteve për 33 vjet. Në pranga ra në vitin 2019 pas analizave të thelluara të ADN-së. Tre pika gjaku të tij u gjetën në pantallonat e pizhameve të Tatiana Sokoloff-it. Viktima ishte lektore e italishtes në Universitetin e Sydney-t.

Gjykata e dënoi shqiptarin në Nëntor pas seancave të shumta gjyqësore. Ai do të vuajë 20 vjet burg pa pasur të drejtë që të dalë me kusht për një periudhë 13-vjeçare. Lektorja 56-vjeçare u vra në shtëpinë e saj. Viktima kujdesej aty edhe për nënën e saj, Klaudian, e cila ishte e shurdhër

Hetimet kanë zbuluar se Dukagjini kishte shkuar në shtëpinë e saj për të grabitur. Por ajo e ka pikasur. Në panik e sipër shqiptari e ka vrarë. Ai e ka mbytur me një kordon elektrik dhe më pas e ka goditur me një copë druri duke e lënë të vdekur në dysheme.

Në atë kohë policia dështoi që të identifikonte autorin pavarësisht hetimeve që kanë qenë të shtrenjta për kohën. Tregtarë, fqinj, kolegë, studentë, por edhe biznesmenë të cilëve viktima u kishte blerë bizhuteri dhe sende antike u vunë nën hetim.

Megjithatë asgjë nuk dilte në dritë. Pavarësisht shenjave të gjakut dhe provave të tjera, në vitin 1986 ishte i pamundur realizimi i testeve të ADN-së. Por më vonë u krahasuan shenjat e gjakut të gjetura në pizhamet e viktimës, oborr dhe copën e drurit të përdorur në vrasje. Ato ishin të ngjashme me atë të Dukagjinit.

Në atë kohë, shqiptari ka kryer herë pas here grabitje dhe për këtë arsye ka shumë precedentë penalë. Për këtë arsye shqiptari ka një dënim në vitin 1990.

Ai jetonte 3 kilometra larg banesës së Sokoloff. Sipas mediave Dukagjini ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1976, kur këtu ishte ende regjimi komunist. Në atë kohë ai ishte zhvendosur në Australinë Perëndimore dhe ishte vetëm 24 vjeç. Shqiptari nuk kishte asnjë profesion. Nga ky moment ai bëhet grabitës banesash.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In