• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e Maria Montessorit, një mësuese që dha djalin e saj për të mësuar fëmijët e botës

06/06/2022
in Histori
A A
Historia e Maria Montessorit, një mësuese që dha djalin e saj për të mësuar fëmijët e botës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka shumë debate rreth personalitetit të Maria Montessori që ende po vërtiten edhe sot. Disa njerëz janë të kënaqur me sistemin pedagogjik që ajo krijoi, ndërsa të tjerët nuk e kuptojnë se si është e mundur t’i besosh studimeve të gruas që la djalin e saj tek të huajt.

Maria, një vajzë italiane e një zyrtari, po rritej çdo ditë e po bëhej e talentuar. E dashuronte shkencën dhe ëndërronte të bëhej doktoreshë ose inxhiniere. Fakti që një grua dëshironte të bëhej mjeke dukej e pamundur në shoqërinë italiane të shekullit të nëntëmbëdhjetë. As babai i saj nuk e besonte.

Maria ishte e vendosur dhe me sukses kaloi provime të vështira dhe madje u pranua në shkollën e mjekësisë. Kur Montessori hyri në shkollën mjekësore, shikohej me përbuzje nga shokët dhe mësuesit, vetëm sepse ishte vajzë. E shfaqën hapur ar miqësi ndaj saj. Kur bënin mësime praktike mbi autopsinë, të gjithë trupat ishin meshkuj dhe të zhv eshur. Si mund të qëndronte një grua e pranishme?

Pavarësisht kësaj atmosfere kundër saj ajo pati sukses. U fut në punë para se të mbaronte shkollën dhe fokusi i saj ishte tek pediatria dhe psikiatria. U bë eksperte në pediatri dhe ishte një nga gratë e para në Itali që mori titullin e Doktore e Shkencave Mjekësore. Nisi të shpëtojë fëmijë për të cilët besohej se ishin të pashpresë.

Kuptoi para gjithkujt se çdo fëmijë duhet të trajtohej ndryshe. Hap pas hapi, ajo krijoi sistemin e saj.

Sekretet e jetës së saj personale dhe ndarja me djalin

Ky kapitull i jetës së Maria-së është mjaft i trishtë krahasuar me të gjithë suksesin që ajo arriti gjatë karrierës së saj. Ndërsa punonte si mjeke, pati një lidhje me kolegun e saj, Giuseppe Montesano, e cila solli lindjen e një djali nga marrëdhënia jashtëmartesore. Ajo kurrë nuk u martua me Giuseppe-n dhe dëshironte ta mbante të fshehtë lidhjen dhe fëmijën e tyre. E la djalin e saj në kujdesin e një infermiereje, jo sepse ajo nuk e donte atë, por sepse ai kishte lindur jashtë martese, që do të thoshte se statusi i saj shoqëror do të ndryshonte në atë të një nëne beqare. Ky status nuk do ta lejonte atë të ndërtonte karrierën për të cilën po përpiqej. Pasi djali u rrit, Maria më në fund u bashkua me të.

Djali, Mario e mbështeti në të gjitha idetë dhe punoi si ndihmës i saj. Më vonë ai vazhdoi punën e saj duke ngritur sisteme arsimore mbi metodologjinë e saj.

Sot kopshtet dhe shkollat e ndërtuara mbi filozofinë e Maria Montessorit janë përhapur kudo në botë. Edhe në Shqipëri gjendet një e tillë./KultPlus.com

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In