• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sociale

Historia e dhimbshme e 20-vjeçarit: Më ndihmoni që të mos humbas dritën e syve

30/12/2021
in Sociale
A A
Historia e dhimbshme e 20-vjeçarit: Më ndihmoni që të mos humbas dritën e syve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ledjona Xheladinaj

20-vjeçari Kostika Kokonozi rrezikon të mos e shohë më kurrë dritën e diellit. Një sëmundje e rrallë, e trashëguar, i ka marrë deri tani 85% të shikimit.

“Më thanë që ke një sëmundje të rrallë që e ke të trashëguar nga një pjesëtar i familjes. Gjyshin e kam me këtë sëmundje dhe ai ka 45 vjet që nuk shikon nga sytë dhe është verbuar. Tani rrezikoj të verbohem edhe unë. Momentalisht kam vetëm 15% të shikimit”.

Problemet me shikimin i’u shfaqën Kostikës vite më parë. Mjekët okulistë i kanë ndryshuar vazhdimisht numrin e syzeve, por pa mundur të identifikojnë sëmundjen që po i rrëmben çdo ditë shikimin. Lajmin e tmerrshëm se shumë shpejt mund të humbasë plotësisht shikimin, nëse nuk kurohet në një klinikë të specializuar, ja kanë dhënë Kostikës vetëm një muaj më parë.

“Një muaj më përpara mora vesh problemin… kisha bërë vizita përpara dhe të gjithë mjekët okulistë më kishin thënë vetëm ndërro syzet dhe i kam ndërruar vazhdimisht… askush nuk më tha se kisha këtë problem dhe tani rrezikoj të verbohem plotësisht… “ rrëfen mes lotësh 20-vjeçari.

Prej Kohësh Kostika nuk del me bashkëmoshatarët e tij. Sportin e ka harruar ndërkohë që as me libra nuk mundet më të kalojë kohën. Nën peshën e pamundësisë së tij ekonomike Kostika ka zgjedhur të qëndrojë më shumë i mbyllur në banesën e tij, pa mundur dot të ndalë lotët …

“Unë nuk mund të jetoj normalisht.. nuk lëviz dot natën… Dal rrallë nga shtëpia sepse nuk mund të dal vetëm më duhet patjetër një shoqërues… asgjë tjetër nuk dua vetëm të shpëtoj sytë kaq sa më kanë mbetur..” thotë-Kostika.

Verbëria që e kërcënon i ka zhbërë ëndrrat për të ecur bashkë me të tjerët. Por ai nuk është dorëzuar, dhe shpreson që përmes një ndihme nga bashkëqytetarët të arrijë të shpëtojë 15% të shikimit që i ka mbetur. Të paktën të ketë këtë korridor drite që e lidh me botën, e çka ngjet përreth.

Kostika kërkon dritë për sytë e tij që t’i bëhet babait krahë duke punuar, që të mbajnë shtëpinë në këmbë. Përndryshe, do duhet t’i hapë derën varfërisë dhe vetmisë.

“Doja të vazhdoja shkollën e lartë dhe të hyja në punë si gjithë të tjerët të mbaja familjen time prind%rit dhe motrën. Por nëse verbohem….”

I mundi vështirësitë dhe përfundoi arsimin e mesëm me rezultate të mira. Zvogëlimi i shikimit ja bënte të turbullt botën, por jo dëshirën për t’ia dalë, duke menduar se do arrinte të vijonte universitetin.

“E përfundova shkollën e mesme profesionale por nuk jam më i aftë të hy në punë. Shkollën e mbarova me shumë vështirësi dhe lexoja pak sepse nuk mundesha nga dhimbja e syve..”

Por varfëria ia ka lidhur duart familjes së Kostikës. Dhe frika e tij e madhe, është se ai nuk do mundet t’i ndihmojë familjarët e tij që të dalin prej kësaj situate e të jetojnë një jetë normale, një jetë me dinjitet.

“Jetojmë me ndihmë ekonomike.. babi punon në të zezë … dua të ndihmoj babin se vetëm babi punon sot që ne të hamë sot…” tregon mes lotësh 20-vjeçari.

Nëna e Kostikës duket e pafuqishme të ndihmojë të birin që të shmangë verbërinë dhe kjo e ka bërë të ndjehet edhe më e dorëzuar përballë fatit. Bashkë me të birin ajo ka trokitur në dyert e administratës, fillimisht në bashkinë e Korçës ku dhe i kanë premtuar mbështetje.

“Shkuam te kryetari i bashkisë Sotiraq Fili dhe më tha se do ti dërgojmë ministrisë së shëndetësisë diagnozën me qëllim që të më ndihmojnë ndoshta siç tha Filo, në ndonjë shtet afër që mund të sigurojë ministria… Akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje nga bashkia akoma… ka kaluar një muaj”, thotë Kostika.

Ata janë ende në pritje të një përgjigje nga Bashkia për t’i dhënë një zgjidhje. Shuma që kërkohet i bën që të mos ndalen dhe të këkrojnë një zgjidhje, që do mundet që Kostikës t’ia lërë derën hapur për të parë botën, për të qenë zot i vetvetes. Dhe sapo kanë marrë vesh që një klinikë e specializuar në Gjermani mundet që t’i vijë në ndihmë, po trokasin kudo.

Në fakt, të afërmit dhe qytetarë të Korçës kanë nisur përmes iniciativave private të mbledhin të ardhura për ta ndihmuar që të përballojë shpenzimet e operacionit. Por duket se për Kostikën duhet diçka që të përshpejtojë procesin që shikimi të mos i humbë nga sytë.

Çdo ditë që kalon, lë gjurmën e saj të errët në sytë e tij. Institucionet shtetërore s’kanë dhënë shenja. E vetmja dritë mbetet dora humane e bashkëqytetarëve, që Kostika të mundet të ndërtojë vetë hapat e tij.

Sëmundja quhet retinitis pigmentosa dhe mund të kurohet vetëm në një klinikë të specializuar në Gjermani: Luxturna. Të afërmit dhe komuniteti në Korçë kanë hapur një thirrje për ndihmë përmes një llogarie bankare në përpjekje për të mundësuar shumën që kërkohet nga klinika gjermane.

Më poshtë publikohet linku ku mund të kontribuojë kush ka dëshirë të ndihmojë 20-vjeçarin.

https://www.gofundme.com/f/help-kostika-kokonozi-save-his-vision?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer

Numri i llogarisë: 410590540010147

Iban: AL28214411030410590540010147

Monedha: USD

(ABC News)

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In