• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Historia e Anisa Markarian që la ekranin dhe vendin për këtë arsye

04/11/2022
in Nostalgji
A A
Historia e Anisa Markarian që la ekranin dhe vendin për këtë arsye
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anisa Markarian, aktorja shqiptare, “braktisi” ekranin dhe vendin për 30 vite, për t’iu përkushtuar profesionit të zemrës, mjekësisë në Francë. Profesioni i vërtetë i Anisas është mjeke. Ajo është një aktore jo vetëm simpatike por edhe me talent ndonëse nuk ka interpretuar në shumë filma.

Anisa Markarian është autore edhe e disa librave dhe së fundmi ka sjellë librin me titull “Shtëpia te Selvia”. Është historia e familjes së saj të cilën ua kushton 2 prindërve që janë personazhet kryesor të këtyre rrëfimeve. Rrëfimi nis me ditën e saj të lindjes 4 korrik 1962 dhe përfundojnë me vdekjen e babait të saj 15 gusht 1980.

Anisa në një intervistë për me gazetaren Beti Njuma tha se e ndjente si një mision, e kishte brenda prej kohësh të dëshmonte, por duhet gjetur momenti e mënyra.

Ajo është rritur në një familje shqiptaro-armene. Kur lindi Anisa babai i saj ishte 64 vjeç ndërsa nëna e saj 41 vjeçe. Por e ka shqetësuar anormalitet në gjykim mbi moshën për dy njerëz që kishin lidhur jetën e tyre me një diferencë 23 vjeçare?

Anisa thotë se për herë të parë këtë gjë e ka menduar kur arriti moshën e mamasë së saj 41 vjeçe, transmeton ‘televizoni-24’.

Anisa Markarian: Për herë të parë e kam menduar kur unë pata moshën e sime mëje, e fëmijët e mi ishin pak a shumë të mëdhenj. Ndoshta ime më nuk kishte atë ngarkesën profesionale që unë kisha në moshën 41 vjeçare por thoja dhe dashurinë më të madhe të kem të futem të bëj një fëmijë do të më duket si e tepërt. Nuk menduan për moshën e tyre se çfarë përfaqësonte investimi për të rritur fëmijë, deshën të sjellin në jetë jetën.
Në profesion mjeke, ka qenë ndër ikonat e kinematografisë shqiptare e tashmë me një gjuhë të bukur e të qartë në librat e saj por duket se gjithçka ka qenë e “parashkruar”.

Ajo rrëfen se dhe pse është kundër besëtytnive mënyra se si ka rrjedhur jeta e saj dhe rituali i tepsisë kur ka qenë e vogël e bëjnë atë të besojë.

Anisa Markarian: Unë jam kundër besëtytnive por shko e mos ju beso pastaj. Rituali i tepsisë është një zakon shqiptaro-armen. Armenët e kanë kur fëmijës i del dhëmbi i parë. Shqiptarët e bëjnë kur fëmija mbush 1 vjeç. E vënë në mes të një tepsie dhe në tepsi vënë lloj, lloj objektesh. Sipas tyre çdo objekt përfaqëson një profesion.
Dhe thonë objekti i parë që do të prekë do të jetë profesioni, i dyti a i treti pasionet. Dhe e kam thënë gjithmonë që ajo besëtytni më ka udhëhequr në jetë pa qenë e ndërgjegjshme.

Kam prekur stetoskopin që kishte vënë im atë pastaj stilografin dhe një buzëkuq që mendoj se është ana ime aktore, kinematografike. Ime më ma thoshte gjithmonë “ti ke misionin të shkruash historinë e babit”.

Jo vetëm që historinë e shkroi madje me një gjuhë të bukur. Por a ka tashëm Anisa Markarian ndonjë peng në jetë?

Anisa Markarian: Një peng të vetëm kam, nuk kam pengun siç kanë shumë veta që nuk arrita ti them sa shumë e doja. Se dashuria në familjen tonë shprehej. Pengu im është se kur unë arrita ta shoh tim atë ai nuk fliste më. E kam zili tim vëlla të cilit im atë i ka dhënë amanetet e fundit ndërkohë unë nuk e pata.
Nga familja e sidomos prindërit të gjithë marrim shumë në jetë por për Anisa Markarian heroizmi më i madhe në jetë i prindërve të saj është se i shpëtuan nga shpëlarja e trurit.

Anisa Markarian: Mendoj se heroizmi më i madh i prindërve të mi nuk është se dolën haptas kundër pushtetit, ne na shpëtuan nga shpëlarja e trurit.

Share252Tweet157


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In