• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

HISTERIA/ “Turqit që shpëtuan botën”, apo “greku që drejton Pfizer-in”: Rivalitet greko-turk për vaksinën anti- Covid

12/11/2020
in Bota
A A
HISTERIA/ “Turqit që shpëtuan botën”, apo “greku që drejton Pfizer-in”: Rivalitet greko-turk për vaksinën anti- Covid
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Greqia dhe Turqia kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një mori çështjesh nga ato të lidhura me një grusht ishujsh të pabanuar në detin Egje, deri tek origjina e sufllaqeve.

Tashmë dy vendet apo shpotisin njëri-tjetrin sërish, kësaj radhe duke u përpjekur të hedhin poshtë pretendimet e ndërsjellta rreth një vaksine mbi të cilën po punon kompania amerikane Pfizer, e cila mund të jetë vaksina e parë në botë e efektshme kundër koronavirusit.

Që kur kompania bëri njoftimin në fillim të kësaj jave, mediat dhe ekspertët e mjekësisë nga e gjithë bota i kanë përshëndetur duke i cilësuar si heronj zhvilluesit e ilaçeve, doktoreshë Ozlem Tureci-n dhe doktor Ugur Sahin-in.

Të dy shkencëtarët janë fëmijë migrantësh turq të cilët u zhvendosën në Gjermani si pjesë e gjeneratës së parë të atyre që njihen si punëtorë mysafirë në fund të viteve 1960. Bashkëshortët themeluan kompaninë BioNTech në vitin 2008 për të prodhuar lloje të reja trajtimesh kundër kancerit.

Në kushtet kur pandemia e koronavirusit po përhapej në fillim të këtij viti, BioNTech, e cila ka një personel prej 1,300 punonjësish, lëvizi me shpejtësi për të riorientuar burimet e saj, duke u bashkëpunuar me gjigantin e industrisë farmaceutike amerikane Pfizer, për prodhimin e një vaksine mes 20 eksperimenteve të tilla në mbarë botën.

Ndërsa bota këtë javë mori frymë lirisht nga lajmet se një nga vaksinat eksperimentale kishte prodhuar rezultate, Turqia, sikurse asnjë shtet tjetër, u përfshi nga një valë histerie.

Që nga momenti i zbulimit, mediat turke kanë shpërndarë në faqet e para të gazetave, revistave e faqeve të internetit, fotografi e lavdërime të atij që e kanë quajtur “ekipi turk i ëndrrave”. Politikanët i kanë vlerësuar ata për kontributin e tyre për njerëzim. Edhe mësuesit në të gjithë vendin thuhet se po u japin leksione studentëve, për atë që po përshkruhet, si arritja e madhe turke.

Në anën tjetër të Egjeut, grekët po i bëjnë një mbulim të vakët mediatik dhe pothuajse pa lavde dyshes së shkencëtarëve, kryesisht duke iu referuar atyre më tepër si gjermanë sesa shtetas turq.

Në vend të kësaj ekspertët, shtypi dhe politikanët kanë zgjedhur të festojnë rreth atij, që e shohin si suksesin e tyre kombëtar: Albert Bourlan, veteriner grek, që është Drejtori Ekzekutiv i kompanisë amerikane Pfizer, si dhe mbi strategjinë e tij për të arritur një marrëveshje me BioNTech-un për të prodhuar dhe shpërndarë ilaçin me rëndësi të jashtëzakonshme në të gjithë botën.

“Një grek po jep shpresë për përparim”, thuhej në rrjetin televiziv Skai me qendër në Athinë, duke shfaqur kronika e reportazhe speciale rreth zotit Bourla dhe ngjitjes së tij nga një njeri i thjeshtë nga Selaniku.

“Greku që drejton Pfizer-in”, shkruhej në faqen e lajmeve Capital.gr, ndërsa politikanët postonin fotografi dhe i thurrnin lavde ekzekutivit kryesor grek, duke nxitur diskutimet në internet se vendi i vogël dhe i varfër, që po përpëlitet t’i shpëtojë rikthimit të COVID-19-s, mund të ishte i pari që do të merrte mostrat e vaksinës.

Pasi iu bashkua sektorit mbi shëndetin e kafshëve në kompaninë Pzifer në 1993, zoti Bourla u bë shefi ekzekutiv i kompanisë vitin e kaluar, duke arritur një varg marrëveshjesh të suksesshme. Në nëntë muajt e parë të mandatit të tij, ai e përqendroi veprimtarinë e kompanisë drejt ilaçeve dhe vaksinave që do mbanin patentën e Pfizer-it, duke parë potencialin për rritje të konsiderueshme të fitimeve të kompanisë.

Njoftimi këtë javë shkaktoi një rritje të aksioneve të kompanisë BioNTech me 23.4 për qind.

BioNTech dhe Pfizer kanë punuar së bashku për një vaksinë kundër gripit që nga viti 2018 dhe ranë dakord të bashkëpunojnë për një vaksinë kundër koronavirusit në mars.

Palët e kanë lënë mënjanë politikën dhe rivalitetet shekullore, duke u lidhur më shumë me prejardhjen e tyre të përbashkët si shkencëtarë dhe emigrantë.

“Ne e dimë se ai është nga Greqia dhe unë nga Turqia”, tha zoti Sahin në një intervistë të dhënë së fundmi, duke shmangur përmendjen e antagonizmit të hershëm mes dy vendeve. “Ishte diçka tejet personale që prej fillimit”, shtoi ai.

Të dy vendet aleate të NATO-s, Greqia dhe Turqia janë përfshirë prej dekadash në mosmarrëveshje mbi të drejtat lidhur me hapësirën ajrore, detare e tokësore. Ata ishin në prag të luftës në shtator përpara se Uashingtoni të ndërhynte për të zgjidhur ngërçin në Mesdheun lindor, duke i kërkuar Ankarasë të tërhiqte një anije eksploruese larg brigjeve të një ishulli grek.

Diplomatët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së janë përpjekur prej kohësh për të ndihmuar në kapërcimin e ndarjeve greko-turke dhe për të ndërtuar besimin mes palëve përmes biznesit. Një ngrohje e madhe e marrëdhënieve në 1999 u bë shkak që tregtia mes dy vendeve të rritej ndërsa barrierat kulturore po shkatërroheshin në mënyrë dramatike.

Mbetet e paqartë nëse bashkëpunimi mes kompanisë Pfizer dhe BioNTech në fushën e shkencës, mund të shërbejë si një katalizator për përmirësimin e marrëdhënieve greko-turke thonë ekspertët dhe politikanët nga të dyja palët. Megjithatë për momentin, rivaliteti duket se nuk ka patur asnjë ndikim tek bashkëpunimi mes dy kompanive.

“Ai është shkencëtar dhe një njeri me parime”, ka thënë zoti Bourla për zotin Sahin, gjatë një interviste të dhënë së fundmi. “I besoj atij 100 për qind”.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In