• Kontakt
Friday, February 6, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hiqen koalicionet, rrëzohet dekretin për Kodin Zgjedhor, Meta mbetet me “gisht në gojë”

30/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Miratohen me 97 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste i ka shkuar deri në fund nismës së saj për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve para zgjedhjeve, duke u dhënë kështu një goditje të fortë partive të vogla, e veçanërisht Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Dje Parlamenti me 97 vota kundër rrëzoi dekretin e Presidentit, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin duke kërkuar që të zbatohet pakti i 5 qershorit.

Mazhoranca nuk e mori fare parasysh dekretin dhe falë opozitës siguroi votat e nevojshme duke sjellë një epokë të re në sistemin politik.

Më 25 prill tashmë nuk do të kemi dhjetëra lista, por me gjasë 2 ose 3. PS do jetë e vetme, pasi aleatet e saj janë parti të papërfillshme, ndërsa sa i takon opozitës me shumë gjasë do të kemi 2 lista.

Basha e ka shmangur pyetjen se si do të shkohet në zgjedhje, duke deklaruar se do të pritet dekreti i presidentit. Por pas votimit të djeshëm tashmë PD duhet të vendosë do të ndajë listën me LSI apo do të fusë në listë vetëm aleatët tradicionalë?

Burime të sigurta thanë se LSI do të dalë më vete, ndërsa PD do të fusë në listën e saj aleatët e përhershëm. Por me këtë lëvizje LSI dhe partitë e vogla do të dëmtohen shumë.

Aleatët tradicionalë të Bashës maksimumi që mund të përfaqësohen në Parlament do të jenë vetëm me kryetarët e tyre. PAA apo PR synojnë disa mandate deputetësh, por futja me listë unike e kufizon.

Nga ana tjetër dalja me listë më vete mund të sjellë dëm më të madh, pasi Idrizi mbeti jashtë Parlamentit në 2017. Nga ana tjetër LSI po ashtu del shumë e humbur pasi do ketë përballë si PD ashtu dhe PS.

Nëse do kishim koalicion PD-LSI, votat do mblidheshin dhe nuk do kishte rivalitete, por tashmë vetë PD do të tentojë të marrë vota nga LSI, po ashtu dhe LSI nga PD. Pra me heqjen e koalicioneve do të kemi një betejë ndryshe.

Fundoset presidenti

I vetmi që luftoi fort kundër heqjes së koalicioneve ishte presidenti Ilir Meta. Presidenti nuk ndali për asnjë moment kërcënimet e sulmet ndaj kryeministrit me shpresën se PS do i mundësonte LSI që të shkojë me PD në zgjedhje.

Por heqja e koalicioneve duket se mbështetet dhe nga PD. Luftës së Metës nuk ju përgjigj aspak Lulzim Basha. Gazeta tha pak ditë më parë se LSI e aleatët donin protesta para Parlamentit për të bllokuar ndryshimet, por Basha nuk pranoi.

Edhe dje ai doli në një konferencë për mediat dhe fokusi ishte te koronavirusi, ndryshe nga Presidenca që fokusin e ka te Kodi Zgjedhor.

Pra në një farë mënyre duket se sikur ka një pakt të heshtur PS-PD kundër LSI e presidentit. Nëse bëhet një analizë më e thellë, heqja e koalicioneve u mundësua dhe falë djegies së mandateve.

Basha e tërhoqi pas vetes LSI dhe tashmë partia e presidentit do të vuajë pasojat pasi mund të rrudhet në shumë pak mandate.

Meta i dërgoi një mesazh të koduar Bashës pak ditë më parë duke kërkuar të tregojë se kush po e mban peng, por pastaj e drodhi.

Sinjali është i qartë se PD nuk e do LSI në koalicion dhe presidenti e ka marrë vesh këtë. Me ndryshimet e djeshme LSI del partia më e humbur dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Basha.

SHBA braktis presidentin

Meta ditët e fundit iu drejtua Komisionit të Venecias, duke kërkuar opinion për Kodin Zgjedhor. Pati disa reagime për këtë lëvizje ku shumë ndërkombëtarë u shprehën se duhet të pritet opinioni i Venecias.

Por të vetmit që kanë reaguar janë përfaqësues të PPE dhe disa eurodeputetë. Por nuk kemi asnjë reagim nga ambasada amerikane.

Ky është një tjetër sinjal se Meta nuk i ka fare mirë punët me amerikanët. Yuri Kim e ka treguar qartë se nuk preket 5 qershori, ndërsa ambasada nuk ka reaguar fare për dërgimin e Kodit në Venecia.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In