• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Heshtja e vrazhdë e mediave pro Berishës për foton e tij me Enver Hoxhën

03/12/2021
in Blog
A A
Heshtja e vrazhdë e mediave pro Berishës për foton e tij me Enver Hoxhën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Publikimi i fotos së Sali Berishës me Enver Hoxhën nga dy media të rëndësishme të vendit; TemA dhe “Fiks Fare” e Top Channel-një media online dhe një televizion kombëtar përbënte natyisht një headline për opinionin publik.

Kjo sepse bëhej fjalë për një lajm shumë të rëndësishëm të ilustruar me fotografi me ngjyra, të diktatorit komunist të Shqipërisë dhe liderit të parë postkomunist të vendit, që ndodheshin në një ambjent intim, në “Pallatin” e Hoxhës në zemër të bllokut.

Edhe pse kanë qarkulluar gjithë këto vite, zëra e dëshmi për një marrëdhënie të Sali Berishës me Enver Hoxhën, e janë publikuar foto të liderit të parë postkomunist me familjarë të dikatatorit, fotoja e djeshme ishte në gjithë aspektet e saj një “scoop”. Plotësonte të gjitha kriteret për të qenë një lajm i kryetitujve mediatikë.

Komentimi më pas i fotove mund të bëhej natyrisht sipas logjikave të ndryshme të këndvështrimit, pro, kundër apo edhe asnjëanës; por mos publikimi i tyre është praktikisht një vepër e rëndë për një media.

Fshehja e faktit, duke futur kokën në rërë si struci, nuk është gjë e re për media të ndryshme në Shqipëri, në rastin aktual të atyre që janë atashuar pranë Sali Berishës e Ilir Metës.

E mbani mend Gërdecin? Pas tij nisi zbardhja e korrupsionit qeveritar që solli katastrofën e tmerrshme ku humbën jetën 26 vetë, ndërmjet të cilëve edhe fëmijë. Mediat pro Berishës censuruan që nga New York Times-i, apo edhe mediat shqiptare që publikuan investigime të besueshme të aferës së Gërdecit.

I mbani mend skandalet e ARMO-s e Alnpetrolit, videoja e Ilir Metës etj? Për këta media thuajse nuk ekzistonin, për të ardhur tek 21 janari ku publikonin vetëm lajme të sajuara duke gjetur vrasës nga protestuesit, por asnjëherë nuk dhanë pamjet e qitësve të Gardës.

Në gjithë këto vite, këto media kanë publikuar fake news-e nga më të ndryshmet, që janë vërtetuar të tilla nga procese gjyqësore brenda apo jashtë vendit.

Si lajmi i rremë i trenit me mbetje radioaktive që u zbardh nga Policia Italiane rrjeti i organizimit të tij që kishin lidhje me Ilir Metën, “Babalja” apo montime të tjera, të cilat janë kthyer në telenovela televizive.

E mbrëmë, kur u publikua një foto super e bujshme, një fakt që ka brenda mjaft të dhëna për tu komentuar e lexuar politikën e personazhet e saj, ata heshtën.

Nuk e përmendën fare, ç’ka nuk ka asnjë lloj justifikimi, pasi tregon se kjo është bërë vetëm me qëllim. Duke qenë një foto e bujshme, por edhe eveniment për audiencën, çdo mospublikim i saj shkakton probleme për çdo media, që në radhë të parë synon të ketë shikueshmëri të lartë.

Nuk reshtin të flasin për parime e liri mediash, por kur vjen një lajm shumë i rëndësishëm ku përmendet njeriu që ata mbështesin, bëjnë sikur nuk ka ndodhur. Në çdo vend të botës, çdo media do të publikonte, edhe ato që mbështesin politikanin që bën fjalë lajmi. Natyrisht duke e komentuar sipas këndvështrimit apo duke dhënë kontekstin e tyre.

Këta “Dashnorët e fjalës së lirë” janë realisht njëjtë si bandat kriminale që i përmendin çdo natë në panelet. E caktojnë ata kush është i miri dhe i keqi, dhe kur ndodh ngjarja, siç ndodhi mbrëmë, po për ata nuk ka ndodhur.

Dhe është e tmerrshme, pasi edhe militantët më emocionalë të doktorit, e kanë komentuar foton në rrjete sociale, natyrisht duke e mbrojtur Berishën, që sipas tyre “nuk kishte rrugë tjetër”, e Blendi Fevziu sulmoi ashpër deputetin Bujar Çela që nxori foton e Enverit në një grup Whatsapp-i, por nuk tha asnjë për kryefoton e djeshme, atë të Sali Berishës me Enver Hoxhën.

Njëjtë siç kanë bërë gjithë këto 30 vjet…

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In