• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Heronjtë e Uashingtonit, që për pak i shpallëm tradhtarë

04/09/2020
in Blog
A A
Trump nënshkruan marrëveshjen bashkë me Hotin e Vuçiçin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e sotme i dha seriozitet shtetit të ri të Kosovës, pasi provoi se ka një Qeveri e cila nuk bëri asgjë historike, përveçse ruajti historinë e shkëlqyer të raporteve të Kosovës me SHBA

Nga Mero Baze

Nëse hapni lajmet e një viti më parë në Kosovë, do të shikoni se kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, po udhëhiqte fushatën elektorale si një hero që nuk kishte pranuar propozimin e SHBA për heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, me shpresë se do rritej në zgjedhje.

Disa muaj pas tij erdhi Albin Kurti, i cili ngriti një tjetër paranojë, që ishte ajo e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës prej SHBA, meqë po e detyronte atë të mos zëvendësonte taksën 100 për qind me reciprocitetin, një shpikje sofiste për të mbajtur tensionin në raportet SHBA- Kosovë dhe duke bërë Serbinë të preferuarën e Uashingtonit.

Kur Avdullah Hoti si ish- zëvendëskryeministër i tij bëri deklaratën e parë zyrtare, se Kosova nuk mund të bëjë përpara pa ndihmën e SHBA, u kryqëzua si tradhtar i Qeverisë, dhe u shkarkua në mesnatë nga kryeministri Kurti.

Në atë kohë lindi dhe teoria e Albin Kurtit, se SHBA po bënte gati thikat t’ia ngulte Kosovës.

E di që shumë nga këto populizma patriotike nuk i merr njeri seriozisht, por diçka po merrej seriozisht. SHBA po shikohej në Kosovë si një vend që rrezikonte Kosovën.

Arsyeja ishte se dy kryeministrat e fundit të Kosovës po tentonin të përdornin bisedimet me Serbinë dhe zhdukjen e protagonizmit të SHBA nga këto bisedime, për kredo politike personale.

Ramush Haradinaj vendosi taksën 100 për qind për të zhbërë bisedimet Kosovë- Serbi, me ndërmjetësim të SHBA, për të cilat u shpik ndarja e Kosovës.

Albin Kurti shpiku reciprocitetin për ta mbajtur SHBA jashtë marrëveshjes Kosovë- Serbi.

Avdullah Hoti ka meritën historike, jo se bëri ndonjë gjë në këtë marrëveshje, por shkëputi rolin e tij dhe protagonizmin e tij si kryeministër, nga çështja e Kosovës.

Ai nuk përdori bisedimet Kosovë- Serbi me ndërmjetësimin e SHBA, për protagonizëm personal. Kaq e thjeshtë është që pati suskes.

Me një profil të ulët politik, modest, pa asnjë emocion populist dhe krejt i hapur në atë që u vendos aty, Avdullah Hoti dha një leksion, se kur nuk ke gjë për të fshehur dhe nuk ke prapamendime për ta përdorur politikisht Kosovën për karrierën tënde, nuk dështon kurrë, qofsh dhe me dy muaj përvojë si kryeministër.

Shkoi aty si kryeministër i Kosovës dhe jo si pronar i Kosovës, që bën tregti me SHBA për fatin e tij. Siç deshën të vepronin dy të tjerët, që sot vajtojnë marrëveshjen.

Ky është heroi i parë i Kosovës në Uashington, që desh e shpallëm tradhtar pse zëvendësoi “patriotin” anti-amerikan Albin Kurti.

Heroi dytë, por jo për nga rëndësia, por sot nga radha, është Hashim Thaçi. Ky është rasti që politika e Kosovës të reflektojë ndaj politikës së demonizimit që aplikon ndaj liderëve politikë, kur ata duhet të marrin vendime të mëdha për Kosovën.

Gjithë politikanët e Kosovës, kundërshtarë apo aleatë të tij, e kanë demonizuar atë si njeriun që po i përgatiste varrin Kosovës në Uashington, për interesa të tij.

Në fakt, kjo marrëveshje është marrëveshja e lobuar nga Hashim Thaçi. Në takimin e parafundit ai u kthye nga rruga, se u thirr për të dëshmuar në Hagë. Kjo që u nënshkrua sot, do të nënshkruhej ndoshta atë ditë.

Avdullah Hoti u kthye disa orë pas tij, se ende nuk kishte mësuar letrat e zyrës së tij.

Merita e Avdullah Hotit është që nuk e keqpërdori politikisht pozitën e tij dhe erdhi e mbylli një marrëveshje që ishte nisur nga presidenti i Kosovës.

Në finale, presidenti i Kosovës nuk e përdori marrëveshjen, siç u demonizua nga rivalët, për të shpëtuar nga burgu, por shpëtoi armiqësimin e Kosovës me SHBA, dhe vetë po shkon në burg. Dhe për këtë meriton së paku një ndjesë publike dhe një vlerësim për këtë histori.

Nuk po e zgjas me Edi Ramën, se ai nuk është hero në këtë histori, pasi nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe, por vetëm ka duruar akuzat si tradhtar.

Ai u masakrua në Prishtinë për Minishengenin. Sot e firmosën një marrëveshje, ku pranojnë Minishengenin dhe po e quajmë kapitull të mbyllur, pasi Edi Rama votohet në Tiranë, jo në Prishtinë.

Por tani, kur përshëndesni të gjithë marrëveshjen, që nga Ilir Meta e Luzlim Basha në Tiranë, e deri tek të tjerët në Prishtinë, kini parasysh se po i kërkoni pa dashje ndjesë Edi Ramës, i cili ndoshta nuk do t’ua kërkonte kurrë këtë gjë, pasi bëri atë që orientonte SHBA për Kosovën, dhe jo hallet e kaçakëve që duan pushtet në Kosovë.

Sot është një ditë e mirë për Kosovën, jo se ka bërë një hap para në raportet me Serbinë, por se ka mbrojtur me dinjitet në një moment delikat të historisë së saj, raportet me SHBA, të cilat rrezikonin të hidheshin në erë nga politikanë populistë të Kosovës, që mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë pazar për karrierën e tyre, duke e trajtur Kosovën si pronë për klering.

Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi, dhe dy partitë e tyre, treguan se janë serioze në frymën e shtetformimit të Kosovës.

Dita e sotme i dha seriozitet shtetit të ri të Kosovës, pasi provoi se ka një Qeveri e cila nuk bëri asgjë historike, përveçse ruajti historinë e shkëlqyer të raporteve të Kosovës me SHBA. Kaq mjafton ta shpëtosh Kosovën, pa qenë nevoja të shpallesh hero. Por natyrisht, pa qenë nevoja të shpallesh tradhtar.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In