• Kontakt
Friday, June 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Harta misterioze që mendohet se shpjegon hyrjen në univers

15/05/2021
in Kuriozitete
A A
Harta misterioze që mendohet se shpjegon hyrjen në univers
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Sri Lanka, në qytetin Anuradhapura, njohur si vend i shenjtë dhe Toka e Mbretërve, mijëra turistë dhe pelegrinë mblidhen për të adhuruar tempujt e shumtë budistë, por edhe për një mit që qarkullon e që i bën të gjithë shumë kureshtarë.

Prej kohësh, në këtë vend të mbrojtur nga UNESCO, flitet për një gdhendje, e cila sipas miteve, simbolizon një “portë” antike përmes së cilës njerëzit mund të hyjnë në univers.

Shpesh prej spekulimesh të tilla, kanë qarkulluar dhe teza që lidhen me prezencën e simboleve dhe kodeve të lëna nga jashtëtokësorët. Me përmasa rreth 1.8 m në iametër, Sakwala Chakraya (“Cikli Universi”) është gdhendur mbi një faqe shkëmbore në mes të rrënojave të tjera arkeologjike.

Grafiku apo harta përbëhet nga shtatë qarqe koncentrike të ndara nga vija paralele vertikale dhe horizontale. Ndarjet gjithashtu përmbajnë rrathë të vegjël, të kryqëzuar. Kur krahasohet me gdhendjet e tjera të ikonografisë tipike Budiste, grafiku vihet re se është pa kontekst fetar, duke e lënë atë pa një shpjegim të qartë.

Akademiku i parë që vuri në dukje rëndësinë arkeologjike të grafikut ishte britaniku H C P Bell, në vitin 1911, sipas të cilit kjo hartë astronomike ilustron nocionet Budiste për universin. Ndërsa teoritë e konspiracionit vunë në dukje se porta e yjeve e Anuradhapura kishte forma dhe simbole gati identike me ato të gjetura në Abu Ghurab në Egjipt dhe La Puerta de Hayu Marka në Peru. Ngjashmëria më e habitshme, sipas tyre, është se të tria ndodhen pranë burimeve ujore, kështu qeniet jashtëtokësore do të mund të përpunonin ar nga uji i tokës.

Së fundmi, shkencëtarët janë të mendimit se kemi të bëjmë, në fakt, me një skicim projekti të madh e kompleks që ndërtoheshin asokohe. Për studiuesit, sfida më e madhe në identifikimin e funksionit të grafikut ka qenë mungesa e provave për datimin e saktë të tij. Megjithatë, tisi i misterit dhe mitet e shumta për kuptimin që ka harta e gdhendur, vazhdojnë të tërheqin turistë, studiues dhe historianë të shumtë.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

18/06/2025
Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In