• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Haradinaj me nota revolte kundër Hagës: Faqezinjtë tanë deputetë për postet e veta, rrogat e veta e kanë sjellë popullin këtu

30/09/2020
in Aktualitet, Diaspora
A A
Haradinaj me nota revolte kundër Hagës: Faqezinjtë tanë deputetë për postet e veta, rrogat e veta e kanë sjellë popullin këtu
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I qetë por qartë, me nervozizëm dhe revoltë jo veç kundrejt Gjykatës Speciale në Hagë, Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL-UÇK-së, ka shprehur shumëçka për atë çfarë po ndodh me Kosovën, popullin e saj dhe Luftën Çlirimtare.

Si rrallë herë ndonjë lider apo ish-drejtues i UÇK-së i akuzuar nga Haga, ai deklaroi sërish kësaj here para gjykatës, se nuk e njeh këtë institucion dhe se po punon me afat të skaduar.

Deklarata e tij e fortë ka bërë xhiron në rrjet jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, pikërisht për mesazhin e tij shumë domethënës.

Haradinaj deklaroi se në Kosovë janë bërë 150 mijë nënshkrime që kundërshtojnë këtë gjykatë, por se këtë e bën deputetët e të cilët i quajti “faqezinj”.

“Nuk e kam njoh, këtë gjykatë. Nuk e njoh këtë gjykatë, tash jeni me afat të skaduar, nëse nuk më leni me bisedu unë nuk flas më. Kjo ka qenë gjithherë publike, keni 150 mijë nënshkrime nga popullata, që janë kundër kësaj gjykate.

Faqezinjtë tanë deputetë për postet e veta, rrogat e veta e kanë sjellë popullin këtu që ju sot me a.rrestu, me thy kushtetutën tonë, me ia vjedh qytetarin. Jam padrejtësisht këtu, keni thyer çdo ligj, keni shkelur kushtetutën e vendin tim.

Nëse për mendim të lirë dënohesh, unë në moshën 15-vjeçare jam a.rrestuar nga regjimi i Milloshevicit, jemi a.rrestuar për të drejtën minimale për mendimin e lirë dhe më nuk do të bisedoj për të lexuar atë që kam shkruar”, deklaroi Nasim Haradinaj.

Hetuesit e Speciales e kanë a.rrestuar nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, pasi Organizata e Veteranëve të Luftës mori disa dokumente të rrjedhura nga Gjykata Speciale.

Gucati pati deklaruar në media se këto dokumente tregonin lidhje të Prokurorisë Speciale me Prokurorinë e Serbisë dhe pjesë të veçanta të tyre u bënë publike.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In