• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Hapja e negociatave: Për një vendim që deshi 5 minuta, dikush vjet desh dogji Shqipërinë

24/03/2020
in Blog
A A
Hapja e negociatave: Për një vendim që deshi 5 minuta, dikush vjet desh dogji Shqipërinë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

U deshën 5 minuta në mes të gjëmës së madhe të flamës që ka kapluar botën në rrezik të madh ekzistence, që të merrej vendimi që Shqipërisë t’i hapen bisedimet për tu anëtarësuar në BE.

Një 5 minutësh për të cilin vjet desh u dogj Shqipëria, vetëm e vetëm që të ndalej ky vendim.

Opozita doli e gjitha nga Parlamenti, bojkotoi zgjedhjet, Presidenti i ç’dekretoi votimet për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive.

Me një argument bazë: këtë po e bëj që Shqipërisë t’i hapen negociatat.

U fol për juntë, për operacion të krimit të organizuar ndërkombëtar ndaj Shqipërisë e u shpikën turli lloj gjërash e u paguan me shuqe të pafundme analistët që të ngjiznin fabulën e juntës dhe diktaturës.

Fiks atë që Fatos Lubonja tha sot në një gazetë holandeze, por që natyrisht nuk ngjiti.

Dhe nuk ka si të ngjisë asnjë skenar apo sajim, kur si operacion bazë ka vetëm një fabul: të ikë Edi Rama dhe të vijë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. E tha sot Mark Marku, agjitropi nga më të zëshmit e Bashës në panelet televizive.

Mesazh që ngjantë tëpkë me sms-në që Eni Vasili pyeti Ramën e për të cilin u bë skandal i madh dhe PD e dërgoi edhe në Prokurori.

Po si mund të jetë Basha kryeministër, kur këtë rol nuk e ka marrë me zgjedhje, e kur zgjedhjeve i largohet ende pa hyrë, madje boshatis edhe institucionet, duke e lënë opozitën si sot, një grupim influencues nga jashtë, kur në fakt opozita në këtë sistem është institucion demokratik që djel nga vota e përkrahësve të saj dhe i përfaqëson në Parlament dhe pushtet vendor.

Madje, edhe nëse mazhoranca e qeveria kanë shkaktuar probleme ndaj njerëzve në këtë vend, ka faj të rëndë edhe opozita pasi nuk e ka kryer detyrën e saj si kontrolluese e qeverisë dhe shpërndarëse e alternativave ndaj saj.

Që në shtatorin e vitit 2013 opozita e Lulzim Bashës nisi një përplasje të egër ndaj qeverisjes së Ramës duke e polarizuar aq shumë shoqërinë në barrikada me Ramën e kundra tij, sa kush qëndronte në mes konsiderohej tradhëtar, si sot në kohën e luftës ndaj koronavirusit.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme ka vijuar për 7 vjet, duke e mbarsur e mbarsur klimën politike vetëm me një qëllim, që të kryhej një rotacion politik, i cili natyrisht nuk do të prodhojë asnjë gjë, madje ka shumë gjasa më keq, kur ke parasysh se në establishmentin politik dhe atë këshillues ka një elitë politike që nuk honepset aspak nga shqiptarët, madje edhe nga ata që nuk e duan Edi Ramën apo PS-në, por thjesht u ka zënë rrota bishtin.

Vetëm në Shqipëri, një opozitë nuk kryen një proces transformimi e reformimi për të rritur cilësinë e politikës por afron rreth vetes vetëm njerëz që vijnë nga sallone e korridore që lidhen direkt e financohen vetëm nga dy kuzhina: ajo e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Vetëm një opozitë e tillë del kundër një procesi historik si reforma në drejtësi e cila është investim direkt i dy aleatëve më të rëndësishëm të shqiptarëve SHBA e BE.

Tani si përfundim o janë, o bëjnë vetë pasi nuk ka sesi shpjegohen deklaratat e sotme të Bashës, Kryemadhit e Fatmir Mediut për hapjen e negociatave. Po natyrisht që bëjnë vetë, pasi çdo veprim të tyre e kanë kryer me vetëdije dhe me një synim që kreu i opozitës e ka përmendur përditë deri dje dhe sot ka frik ta thotë: të heqë Edi Ramën dhe në zgjedhje të hyjë me një qeveri që do ta emërojë edhe ai. Në tavolinë!

Më të ndershmit që s’kanë folur nga opozita kanë qenë Nard Ndoka e Dash Shehi, e s’kanë sesi kur për muaj e muaj kanë thënë vazhdimisht të kundërtën.

Në një kohë të kobshme si kjo e sotmja, ku vdesin çdo ditë e më shumë njerëz nga flama e re, opozita ka sërish mundësi të ripërtërijë rolin e vet. Në radhë të parë të ndalë helmin e paguar, të zbusë polarizimin, të kritikojë natyrisht e akuzojë qeverinë e Edi Ramën, e të ndërtojë një alternativë ndryshe për të propozuar.

Nuk është alternativë hiq koncensionet me logjikën se qeveria lidh kontrata me privatët për të siguruar shërbime publike.

Por si Basha, këto shërbime do t’i zëvendësojë nëse ja heq privatit. Kush do ta ndërtojë Rrugën e Arbrit nëse i hiqet kontrata kompanisë private, ku do merren paratë dhe kur do të përfundojë? Se kontratat me privation nuk kanë lidhur sot, por që prej vitit 1992 kur PD erdhi në pushtet. Ka filozofi e ide alternative? Do t’i shpalosë deri në zgjedhje nëse shqiptarët i besojnë ai vjen e i zbaton.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In