• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapen letrat: Kallëzimi në Prokurori për vjedhje të pronës dhe mashtrim nga Grida Duma dhe ortaku i saj biznesmen

23/01/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Hapen letrat: Kallëzimi në Prokurori për vjedhje të pronës dhe mashtrim nga Grida Duma dhe ortaku i saj biznesmen
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje. Ai tha se së pari ish-deputetja e PD-së do të duhet të sqarojë se si u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.

Por si përfundoi Grida Duma në prokurori për “Vjedhje me anë të mashtrimit”?

Kallëzimi është kryer nga shtetasi Albert Pali, i cili akuzoi direkt Grida Duman (Shqima) dhe Roland Rexhon, të cilët kanë pasur në bashkëpronësi kompaninë ndërtimore “Kristian Konstruksion”.

Në kallëzimin e tij, shtetasi Pali pretendoi se ka qënë pronar i një trualli prej 281 m2 në rr. “Edit Durhan”, pronë të cilën me anë të kontratës së sipërmaries dhe aneksit të kësaj kontrate, ja ka dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma, të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction sh.p.k”.

Sipas kontratës Duma dhe Rexho në përfundim të objektit, pra pallatit, detyroheshin të kalonin në pronësinë e kallëzuesit tre apartamente me nga dy dhoma dhe një guzhinë me sipërfaqe totale 283 metra katror. Kontrata mes palëve është lidhur në vitin 2005.

Më tej Albert Pali pretendon se kjo marrëveshje nuk është respektuar dhe për pasojë, ai ka ndjekur rrugët ligjore duke e paditur penalisht në prokurorinë e Tiranës Grida Duma dhe aksionerin tjetër Roland Rexhon. Mësohet se veç kësaj padie kompania në fjalë ka dhe 15 procese gjyqësore.

Një apartament

Ndryshe nga marrëveshja e lidhur mes palëve, ku Grida Duma, Roland Rexho dhe pronari i tokës Albert Pali kishin rënë dakord për ndërtimin e një pallati, në këmbim të dhënies së tre apartamente, kjo marrëveshje nuk është respektuar.

Siç duket për t’i mbyllur gojën pronarit të tokës, aksionerët e kompanisë së sipërcituar Grida Duma dhe Roland Rexho, kanë vendosur t’i japin një apartament Palit dhe jo tre siç ishte lidhur kontrata mes palëve. Ky apartament sipas kallëzuesit ka një sipërfaqe rreth 90 metra katror, dhe jo 283 metra katror siç ishte parashikuar në kushtet e kontratës.

50 milion lekë

Në vitin 2010, aktivistja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka vendosur të tërhiqet nga kompania Kristal Konstruksion, duke i shitur 30 për qind të aksioneve që i kishte blerë në vitin 2002. Shitja e aksioneve është bërë me një vlerë prej mbi 50 milion lekësh të vjetra, ndërkohë që blerësi është ortaku i kompanisë Roland Rexho. Shitja është bërë para noteres Luljeta Kongoli, ndërkohë pas kësaj shitje Grida Duma është larguar nga kompania “Kristian Konstruksion”.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

9 korrik, tre vite nga vdekja e “gangsterit” më të famshëm, aktorit Tony Sirico

9 korrik, tre vite nga vdekja e “gangsterit” më të famshëm, aktorit Tony Sirico

09/07/2025
Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In