• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hajduti “pa b*le” i Ramës dhe akuzatorët me “hajnopauz”

14/03/2022
in Aktualitet, Blog, Speciale
A A
Hajduti “pa b*le” i Ramës dhe akuzatorët me “hajnopauz”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Kisha dëgjuar e çfarë s’kisha dëgjuar, kisha pare e çfarë nuk kisha parë, por “hajdut impotent” nuk më kishin zënë sytë gjëkundi. Këtë e dëgjova nga kryeministri im, kur u përgjigjej “akuzatorëve të rrugës” protestues dhe të “punësuarëve” të rrjeteve sociale 24/7, kur ato e akuzojnë si hajdut.

“Të gjithë ata që më akuzojnë mua për hajdut janë hajdut impotent”, ishte përgjigja e kryeministrit.

U përpoqa fort ta përktheja këtë kundërakuzë nga Rama, por asgjëkundi nuk e gjeta, as në fjalor akademikësh e as në zhargonet e rrugës. Me shumë mund arrita në konkluzionin tim, që duhet të jetë i njëjtë me shumë njerëz që e njohin Zotin Rama, se kjo shprehje i është shkruajtur gabimisht nga ata që mendojnë se mufkat e tij mund të merren për xhevahirë të leksikut shqip.

Mua kohët e fundit po më zhgënjen, sepse e kam konsideruar si një publicist të fuqishëm dhe orator i paarritshëm prandaj s’dua ta besoj fare që Rama të përdor shprehje të tilla, që nuk thonë asgjë dhe nuk e justifikojnë akuzuesin, por e rëndojnë më tepër!

Hajdut impotent! Hajdut që nuk je i zoti të vjedhësh ose nuk ke b*le të vjedhësh, sepse nuk të punojnë allatet e vjedhjes, që natyrisht sipas kryeministrit u punojnë të tjerëve, që ai i neh mirë, sepse u ka dhënë ndoshta pa dashje edhe mjetin edhe justifikimin.

Nëse do lind pyetja, se “kush është potent për të vjedhur?”, përgjigja dihet:

Të gjithë ata që kanë duart e gjata dhe në dorë thasët e hapur të parave të shtetit, që paguhen sa frëngu pulën pa bërë asgjë, sepse janë vëllai, motra, kunati, vjehrri, vjehrra, apo djali ose vajza e personave që shërbejnë me devotshmëri në kështjellën e pushtetit.

“Askushët”, si kurrë ndonjëherë, që nga qeveria e Ismail Qemalit, sot mbushin karriget e administratës së shtetit shqiptarë.

Nuk mund të besoj, se Rama ka lajthitur, e të thotë se qeveria e tij është qelibar, sepse do ishte një çmenduri vetëm ta mendosh dhe qytetarët do e bënin shumë herë më tepër fajtor se ç’është në të vërtetë.

Kurse akuzuesit kanë një faj të vetëm, vuajnë nga “hajnopauza”! “Hajnopauza”, do të kishte qenë emri më i duhur për “shpifsit”, që “vuajnë” nga mungesa e dëshirës për të vjedhur.

Ky ves është sport qeveritarësh, nuk u jep adreanalinë, e nuk i stimulon, sikurse i stimulon pushteti “hajdutët potent”, ndaj janë në të drejtën e tyre t’i urrejnë, të shpifin edhe duke thënë të vërtetën, por edhe t’i shajnë, nëse “e vërteta” quhet sharje.

Ndaj, kryeministri im, sa kohë të jesh në pushtet mos u mbro e ofendo se shahesh e fyhesh, për sa kohë shumica e oborrtarëve tuaj i kanë medaljone akuzat e korrupsionit dhe hajdutërisë, që bëjnë sikur drejtojnë shtetin, por mbushin “sepetin”!

Me dhimbje po të uroj të rrofshin “hajdutët potent”, se “hajdutët impotent” janë të padëmshëm… sepse nuk ta lënë me barrë qeverinë e ta hedhin kopilin te dera. /Ekskluzive.al

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In