Një nga momentet më emocionuese të episodit të parë të Michelle Impossible, i transmetuar mbrëmjen e djeshme, ishte padyshim takimi i Eros Ramazzotti-t dhe Michelle Hunziker. Këngëtari dhe showgirl kanë qenë të martuar nga viti 1995 deri në vitin 2002 dhe pas 20 vitesh ata e gjetën veten përsëri bashkë në skenë.
Hunziker dhe Ramazzotti dëshmuan edhe njëherë se mes tyre ka një marrëdhënie të shkëlqyer.
“Do të kisha pritur gjithçka, por jo që ta pranoje ftesën time”, -tha Hunziker para se të shtonte, “Prej 20 vjetësh, dëgjoj çdo ditë të thonë se ne jemi përsëri bashkë. Pse mendon?”
Eros Ramazzotti ia ktheu:
“E jona ishte nje histori shumë e bukur. Si mund ta harrosh?!”
Më pas Michelle falënderoi Eros që e prezantoi atë me artet marciale dhe shfrytëzoi rastin për të deklaruar publikisht se ata janë thjesht miq:
“Një gjë të bukur e gjetëm, përveç Aurorës që është gjëja më e bukur që kemi bërë. Më afrove me artet marciale. Mendoj se çdo grua duhet të merret me një art marcial, sepse çdo grua duhet të jetë në gjendje të mbrohet në këtë botë të çmendur. Më ke bërë një nder të madh. Dhe kjo gjë na bëri të takohemi përsëri.”
Dhe megjithëse ish-çifti shkëmbeu një puthje të shpejtë në skenë dhe folën kaq bukur për dashurinë e tyre të shkuar, Michelle u kujdes të sqaronte diçka – që ata janë thjesht miq shumë të mirë.
“Por le ta pranojmë. Ne jemi miq. Jemi këtu për ta kurorëzuar këtë miqësi, që nga nesër të mos shkruajnë më që jemi bashkë”, -theksoi ajo.
Në fund Erosi këndoi këngën “Piu bella cosa”, që është një këngë dedikuar pikërisht asaj, dhe Michelle e pranoi se u emocionua.