• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Habemus lider opozite

03/03/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Habemus lider opozite
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Endri Kajsiu

Ajo që nisi me tone kërcënuese dhe betim tek Zoti, përfundoi me shfaqje qesharake që vështirë se mund t’i gjesh edhe në skenarët e estradës. Ilir Meta zgjodhi sot të vetëshpallë aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ia valëvitur flamurin mirë e mirë.

Aq i pabesueshëm në këto veprime, saqë u desh të reagonte vetë ambasadorja e SHBA për t’u distancuar dhe duke kërkuar indirekt që simbolet e shtetit të saj të mos puthen për mitingje. Aq më pak nga Ilir Meta. I vetmi lajm që duhet marrë seriozisht nga ‘show’ që na dhuroi presidenca, është sjellja e Metës si lider i opozitës.

Në fakt, ai pati një performancë të suksesshme kur mendon që mori duartrokitjet e demokratëve në shesh pas çdo fjalie. Dhe mbi të gjitha, nuk stonoi në teksa këndoi himnin e flamurit. Por kjo nuk ishte fitorja e tij e parë përballë Bashës. Ilir Meta mund të ketë bërë prova që prej nëntorit për ta kënduar himnin siç duhet, duke marrë parasysh se mitingun e ka njoftuar prej muajsh të tërë.

Përtej këtyre, paneli që Meta kishte përzgjedhur të fliste ishin njerëzit që dikur i shkonin Bashës në çadër. Ishte Bujar Kapexhiu që bënte thirrje për dhunë në 30 qershor. Apo Neritan Liçaj dhe Edmond Budina që dikur pritën Bashën në Teatër dhe ia dorëzuan flamurin e protestës duke bërë thirrje që opozita e tij të mbështetej hapur.

Dhe nëse prezenca e tyre në krah të Metës ishte thjeshtë një rastësi, ka ngjarje të tjera që duhet ta trembin Lulzim Bashën për marrjen e lidershipit opozitar.Nëse nuk e vutë re, Argita Berisha thyu të gjitha pritshmëritë e protestës.

Vajza e ish-kryeministrit jo vetëm që mori pjesë në tubimin e thirrur nga Meta, por e reklamoi atë gjërë e gjatë në rrjetet sociale përmes të shoqit. Një veprim ky që s’e ka bërë kurrë për tubimet e PD-së, as kur e drejtonte i ati dhe as Basha.

Të gjithë këtij mozaiku, iu bashkua vetë Berisha që tha se mitingu i Presidentit shënon rënien e Edi Ramës. Mesa duket edhe vetë Berisha i ka humbur shpresat tek i emëruri i tij në krye të PD-së.

Ilir Meta duket se e nisi me këmbë të mbarë fushatën e tij për të marrë drejtimin e opozitës. I duhet vetëm të ruajë zërin për himin dhe të mos ‘krruhet’ me flamurin amerikan herë tjetër. Pa Basha siç ka ardhur, edhe mund të ikë.


Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In