• Kontakt
Friday, September 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Grotesku kuvendar i Berishkave mbaroi, tani PD duhet të tregojë forcën institucionale pro perëndimorë!

14/12/2021
in Blog
A A
FOTO/ Kuvendi i PD, Berisha në ekstazë: Muli e Albana selfie me të “plotëfuqishmen” amerikane
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kongreset e dikurshme të “Kooperativave” të partisë së parë të Sali Berishës, kishin më shumë dinjitet protokollar dhe moral. Ato votonin sigurisht njëzëri dhe një mëndje, por ndalonin kur thoshin “pro dhe kundër”!

Po pra, jo si marrëzitë protokollare dhe në drejtim të kuvendit antiligjor dhe anti protokollar dhe anti moral të pa çertifikueshëm të Berishës dhe përkrahësve të tij!

Kuvendit ku nuk merrej vesh se si ishin verifikuar dhe kush i verifikoi anëtarësinë e kuvendit dhe për më tepër, kur nuk kuptohej se si mund të çertifiokohej një parti si “rithemelim” kur ishte e certifikuar dhe themeluar dhe asnjëherë rrëzuar! Si mund të “rithemelohet” një diçka institucionale që nuk është rrëzuar institucionalisht dhe që nuk ka legjitemitet gjyqësor dhe ligjor ky rrëzim!

Mirëpo këto janë marrëzitë tipike të një individi Stalinisto – Ruralo – Oriental që kujton se mund t’u tregojë forcë si shqiptarëve dhe amerikanëve! Kush kështu? Një individ që urrehet nga shumica e shqiptarëve dhe është “non grata” nga amerikanët! Po, por një pjesë e analistëve dhe sigurisht opinion bërjes thonë: Berisha ka shumicën e partisë me vete!

Unë nuk e di në se ka shumicën, gjë që nuk e besoj, por kam dhe unë një argument! Kush nga diktatorët apo tiranët nuk ka me vete “tiranucët” dhe admiruesit e tij! Ka sot e kësaj dite Enver Hoxha nostalgjikë dhe idiotët e tij! Janë dhe sot dhe ka dhe mosha të reja! Por dhe një fashist si Musolini ka dhe sot mbas shumë vitesh të varjes së tij “kokë poshtë” në Milano sërish nostalgjikë dhe idiotët e tij!

Ka Maoceduni nostalgjikët e tij, por nuk është se Kina është me të! Ka akoma Stalini nostalgjikët e tij në Rusi, por nuk është Rusia me të! Amerikanët ja tretën trupin diku në oqean Bin Ladenit, por ai ka sërish nostalgjikë megjithatë nuk ka shumicën e muslimanëve me vete! Edhe Berisha ka nostalgjikët dhe berishkët e vet dhe pse nuk është bie fjala i famshëm si Stalini ( nuk ka pasur mundësi) por pjesa më e madhe e Shqipërisë e dinë se është “babai i një pjese të mëdha të fatkeqësive të PD dhe këtij vendi këto 31 vite me radhë”!

Ai është njeriu që nuk lejon demokracinë në Shqipëri të prosperojë dhe mbas tij janë pastaj të gjithë të tjerët në PD apo PS! Po sidomos një “kryevepër e tij, si drejtuese e Bashkisë së Shkodrës ose institucionit më të gënjeshtërt dhe pa ligjshëm si dhe me të pa aftë ose me aftësi të këqija në Shqipëri”! Por nuk është PD-ja e Shkodrës mbas tij! Është ajo e bashkisë ose qytetit që vuan si pasojë e një Berishke të vogël mbi të fatkeqësisht! Por Berisha është i pa konkurueshëm për tragjiken dhe groteskun politik në Shqipëri!

Gjithsesi Kuvendi i Berishkave me një “amerikane nga Shqipëria e ATSH-së” dhe “konservatorët” si ish komunisti Tritan apo aktorët e humorit mbas Berishës, por dhe njerëzit “non name no face” me firmat (plot yndyrë hamburgerash dhe sufllaqesh ose hod dog) dhe votime groteske anti statutore dhe anti protokollare, nuk guxoi të kishte kryetar të ri! Por ajo që nuk guxoi dhe që ishte tashmë e qartë që nuk do ta bënin, ishte se nuk do të përdornin forcën për të marrë selinë e partisë!

Karshillëku i Berishës ndaj ambasadores dhe State Department si një “konservator anti Soros” janë deliret e fundit të tij për të mbrojtur jo thjesht veten, por pasurinë familjes! Për të thënë se kam njerëz unë dhe jam faktor, po që në fakt nuk janë as shumicë dhe as legjitimë, si forcë politike normale në demokraci! Janë thjesht pjesëmarrës në një “gjysmë puçi” brenda partisë që nuk guxoi më shumë se sa kaq dhe që hëngrën fastfood dhe bënë “demokracinë yndyrë” të brendshme që tani kujtohet Berisha ta propozojë! Po, se kur i thuhej nga të tjerët ato që ai thotë sot, nuk bënte asgjë tjetër, po të konsideronte armik dhe sigurisht komunist! Kush? Një ish komunist që deri në fund të jetës së tij, do ti bëjë keq demokracisë në Shqipëri.

Tashmë komedia groteske mbaroi! Por mbas kësaj, Basha dhe PD duhet të qëndrojnë për të ruajtur institucionet me ligj dhe me forcën e tij, si dhe të ruajnë dinjitetin e mos kthimit të PD-së në një forcë që grindet dhe i bën karshillëk Amerikës dhe perëndimit me argumente idiote të kapjes së tyre nga Soros dhe Rama!

Me argumentet e ambasadores “guvernatore” (vendosur nga Presidenti Trump) kur nuk ka një njeri në lidershipin e PD-së që nuk di se Berisha e ka përfunduar keq me të gjithë ambasadorët amerikanë që mbas Rajersonit! Biles dhe sot nuk është “mirë me Rajersonin e madh” që doli haptas kundër PPSH-së që Berisha kish tradhtuar për të marrë lëvizjen demokratike dhe kthyer si partia e tij e dashurisë së madhe ose ajo e Enverit!

Nga ky model Basha dhe PD duhet të largohen! Sepse janë të sëmurë! Unë kam dyshime të mëdha në indoktrinimin e Bashës nga Berisha sigurisht! Po pra dhe pse unë kam shumë kritika ndaj tyre! Por në asnjë mënyrë nuk i krahasoj me Berishën dhe Berishkat mbas tij. PD-ja e kuvendit të 18 Dhjetorit, duhet të ruajë linjën pro perëndimorë institucionalisht! Me forcën e ligjit në institucione dhe statute por dhe gjykata! Kuvendet e tragjikomedisë groteske të berishkave nuk mund të lejohet të sipërkalojnë demokracinë në Shqipëri, duke rrëzuar përfundimisht PD-në në hendekun anti perëndimor.

Jo, nuk mund ta bëjnë këtë gjë. Do të ishte fatkeqësi e madhe. E sigurisht pastaj detyrë e madhe është të bëjnë opozitën për tu ndarë dhe nga kërcënimet dhe rruga e forcës, por dhe abandonimit dhe duke zgjedhur rrugën e përballjes demokratike me një regjim si ky i Ramës që shikon se si degradon PD dhe opozita në saj të një “non grata” nga amerikanët! Po dhe ka ardhur në një pikë, se mund të bëjë çfarëdo lloj zullumi dhe mos të ketë kush ta ndalojë apo sëpaku ta përballë në kuvend me forcën e demokracisë! Kjo praktikë dhe në saj të marrëzisë së Berishës duhet të mbarojë sikundër mbarojë dhe teatri grotesk në stadiumin – Air Albania!/Nga Besi Bekteshi

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In