• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gripi i shpendëve, Shqipëria i vendos embargo katërmbëdhjetë shteteve

18/06/2021
in Aktualitet, Sociale
A A
Frikë nga “gripi i shpendëve”, Ministrja e Bujqësisë nxjerr urdhrat ku ndalohet importi i mishit dhe vezëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tri ditë pasi u konfirmua gripi i shpendëve në Shqipëri, qeveria ka vendosur embargo të shpendëve nga katërmbëdhjetë shtete: Poloni, Sllovaki, Hungari, Gjermani, Ukrainë, Çeki, Rumani, Bullgari, Belgjikë, Kroaci, Danimarkë, Francë, Holandë dhe Itali.

Më konkretisht, Shqipëria nuk do të lejojë hyrjen, qoftë edhe tranzit, të shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër, zogjve 24 orësh, shpendëve dekorativë apo materialeve të tyre si dhe prodhimet si mish, vezë apo çdo nënprodukt i tyre nga shtetet e lartpërmendura.

Në secilin prej tyre ka disa provinca që janë kthyer në vatra virusi, të cilat mund të këcënojnë biosigurinë në vendin tonë, që tashmë është prekur nga HSN8.

Mbrëmjen e 8 qershorit, pas alarmit të ngritur edhe në vendet fqinje dhe pavarësisht masave të marra për të mos lejuar depërtimin e virusit, u konfirmuan tri vatrat e para në Fushë-Krujë, Bujan dhe Dajt.

Ndërsa dy ditë më parë, Ministria e Bujqësisë bëri me dije se numri i vatrave është shtuar edhe me gjashtë të tilla, që i takojnë sërish zonës së Shqipërisë së mesme:

Garunj, Shijak, Luzi i Vogël, Suç Bërzhita, Paskuqani. Apeli i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe mbrojtjes së Bimëve për qytetarët është respektimi i protokolleve dhe kushteve të ruajtjes së shpendëve që të mos kontaminohen nga ky virus.

“Është thelbësore që këta banorë që mbajnë shpendë në mjedise të hapura, të evitojnë mundësinë e kontaktit të shpendëve me njëritjetrin apo me shpendët e egër, por gjithashtu dhe të minimizojnë tregtimin dhe për këtë Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka nxjerrë dhe një urdhër që kufizon dhe e ndalon tregtimin e shpendëve në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla.

Kontakti i ngushtë, mospasja parasysh e kritereve dhe standardeve të higjienës pas prekjes së shpendëve të gjallë apo të ngordhur, patjetër që mund të përbëjë një rrezik”, thotë drejtoresha, Tana Kika. Edhe pse është theksuar disa herë se nuk sjell probleme madhore në njerëz, H5N8 është fatal për shpendët, shumica e të cilëve ngordhin në masë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In