• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Greqia mesazh Shkupit/ Dendias: Kthejuni shpinën forcave destabilizuese që ju largojnë nga kursi europian

07/11/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
Greqia mesazh Shkupit/ Dendias: Kthejuni shpinën forcave destabilizuese që ju largojnë nga kursi europian
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Athina zyrtare ndjek me vëmendje dhe jo pa shqetësim zhvillimet politike të orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Nuk është aspak i rastësishëm fakti që brenda disa ditëve, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias ka dërguar përsëri një mesazh drejt Shkupit në intervistën e tij në gazetën Vradini.

“Qeveritë shkojnë e vijnë por shtetet dhe detyrimet që ato kanë mbeten”, thekson ai midis të tjerash duke u bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të qëndrojnë të përkushtuara ndaj kursit të tyre europian pasi vetëm procesi i anëtarësimit do të sigurojë stabilitet, rritje ekonomike, prosperitet dhe reforma demokratike në vendet dhe popujt e rajonit”, ka thënë ai.

Pak ditë më parë, menjëherë pas deklaratave të kreut të opozitës në Maqedoninë e Veriut Kristian Mickoski në lidhje me Marrëveshjen e Prespës si dhe mbështetjen e kësaj partie nga forca politike Levica, e njohur për pozicionimin e saj kundër kësaj marrëveshje, Nikos Dendias kishte bërë të njëjtën deklaratë.

Ai ripërsërit në intervistën e re nevojën për zbatimin e plotë dhe konsekuent të saj nga çfarëdo lloj qeverie që mund të vijë në Shkup pas krizës politike në vend që lindi si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve lokale, më pas të dorëheqjes së kryeministrit Zaev e tashmë me humbjen e shumicës parlamentare nga ana e koalicionit qeverisës.

Në të njëjtën kohë, Dendias bën thirrje që t’u kthehet shpina disa forcave të izolimit dhe destabilizimit aktive në rajon, përveç atyre evropiane, të cilat synojnë të largojnë Ballkanin Perëndimor nga Europa, duke ofruar gjoja ndihma, bashkëpunim ushtarak, madje edhe bashkëpunim në fushën e arsimit përmes organizatave që kanë lidhje me Vëllazërinë Myslimane .

Në të njëjtën intervistë, Dendias ka dërguar mesazh edhe Anakarasë se Greqia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj me respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit të detit dhe i bën thirrje udhëheqjes turke të provojë në praktikë se dëshiron një dialog konstruktiv me Athinën dhe se Greqia nuk do të bjerë kurrë dakord me kërkesat irracionale neo-osmane të Turqisë./m.j

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In