• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Gostia e neveritshme e Grenellit në Beograd, muzikë amerikane e propagandë serbe

24/09/2020
in Blog
A A
Gostia e neveritshme e Grenellit në Beograd, muzikë amerikane e propagandë serbe
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ruben Avxhiu

Çfarë spektakli i shëmtuar pamjet e filmuara nga Ambasadori Grenell, gjatë një darke në Beograd, me presidentin dhe kryeministren e Serbisë e klikën e tyre duke kënduar këngë tradicionale amerikane.

Një diplomat amerikan karriere nuk do të kishte rënë pre e një teatraliteti si ky sepse diplomatët njohin historinë e manipulime të tilla në rajon.

Në kujtimet e saj, Madeleine Albright tregon se si e mbajti veten që të mos buzëqeshte në asnjë moment gjatë bisedës me Millosheviqin në Beograd, jo se kishte ndonjë problem të buzëqeshje për mirësjellje protokollare gjatë një takimi të atillë, por sepse druhej se një fotografi e tillë do të jepte mesazhin e gabuar në media, në një kohë kur ndaj Serbisë nevojitej presion maksimal ndërkombëtar për të ndërprerë dhunënë në Kosovë.

Grenell jo vetëm që lejon që ta bëjnë pjesë e një spektakli propagandistik, por bëhet edhe vetë shpërdarës i tij. Është vërtet interesant që një njeri i cili, edhe pse për pak kohë, ishte në krye të mbikqyrjes së 17 agjensive të zbulimit dhe inteligjencës amerikane, nuk kupton grackat që përbëjnë të gjitha këto lloj takimesh të pushtetit të butë.

Sigurisht, do të ishte naive nga ana e serbëve nëse mendojnë se tani e futën Grenellin në xhep, apo nga ana e shqiptarëve të cilët e shohin këtë si provën finale se Ambasadori është filoserb.

Në mesin e viteve 1990, Gjenerali Wesley Clark u takua me Ratko Mlladiqin në Bosnje, e u dehën bashkë duke pirë raki, në një darkë skandaloze për një ushtarak të lartë perëndimor. Mirëpo, ishte po ky gjeneral që vetëm pak vite më vonë udhëhoqi bombardimin masiv të Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Të them të drejtën reagimet më të zemëruara në rrjetet sociale për videoklipet e publikuara nga Grenelli erdhën nga serbët. Një pjesë e të cilëve e akuzonin Grenellin se po rehatonte diktatorin që shtyp serbët dhe klikën e tij. Pjesa tjetër nacionaliste e skajshme, ishin serbët që akuzonin Vuçiqin se po spërdridhej përpara Grenellit ndërkohë që po shiste Kosovën. Disa prej ketyre të fundit i shkruanin që nëse ishte burrë Vuçiqi duhej të kishte kënduar ndonjë këngë nacionaliste për Kosovën, mirëpo kjo nuk kishte ndodhur sipas tyre se mos mërziste padronin e tij të ri nga Amerika.

Mirëpo, shqiptarët kanë më shumë arsye për t’u zemëruar e zhgënjyer. Kjo udhëheqje serbe ka në krye njerëz që vijnë drejtpërdrejt nga regjimi gjakatar i Millosheviqit. Kjo nuk është arsye për të mos ndërtuar partneritet me Serbinë sepse as ne e as SHBA nuk mund të zgjedhë se kë vendosin në krye të shtetit të tyre serbët. Mirëpo, ka një dallim mes ndërtimit të marrëdhënieve bashkëpunuese dhe socializimit festiv në një orgji miqësie hipokrite mes dy palëve që thjesht përpiqen të shfrytëzojnë njëra-tjetrën.

Episodi është një tjetër kujtesë se shqiptaro-amerikanët nuk mund të rrinë duarkryq sepse kanë shumë punë për të bërë. Nëse në nëntor fiton Biden rikthehen në pushtet njerëz që kanë njohuri të qarta për Kosovën. Aty mbaron kjo ëndërr e keqe me skena groteske.

Ky nuk është momenti që unë u them shqiptarëve në SHBA që të votojnë për Joe Biden. Sepse shqiptarët në SHBA janë amerikanë dhe votojnë për një kompleks arsyesh në të cilat Kosova nuk është faktor për të gjithë e disa madje shohin avantazh në metodat dhe njeriun e zgjedhur nga presidenti aktual. Ajo që nuk heq dot nga mendja është e vërteta se Trump mund të fitojë përsëri, me apo pa votën e shqiptarëve.

Prandaj puna e komunitetit shqiptar është e dyfishtë në mos e trefishtë. Nëse ndodh që rifiton Trump, mbi republikanët shqiptarë bie barra e përgjegjësisë për të fituar betejën e influencave me njeriun që do të mbetet në krye të punës së Kosovës në Washington.

Shanset janë që sa kohë që Trump të jetë në pushtet, për mirë, apo për keq, Kosova nuk do të rikthehet në sferën e Departamentit të Shtetit. Trump nuk dëgjon ekspertët por njerëzit e tij të besuar dhe çdo gjë për Kosovën do të shkojë te ai nëpërmjet Grenellit. Ambasadori gëzon edhe besimin kyç të fëmijëve të Presidentit Trump dhe dhëndrrit të tij, që gjithashtu kanë më shumë peshë në këtë administratë sesa shumë zyrtarë të lartë të diplomacisë.

Në këto rrethana, në rast të rizgjedhjes së Presidentit Trump lidhja që një grup shqiptaro-amerikanësh kanë krijuar me Ambasadorin Grenell mund vendimtare. Si shumë zyrtarë të tjerë të mëparshëm në histori qendrimet e tij mund të lëvizin në mënyrë të natyrshme drejt Kosovës dhe shqiptarëve, sepse interesat e shqiptarëve në rajon janë të vetmet që përputhen me ato amerikane.

Votat shqiptare në disa shtete amerikane mund të jenë kyçe në këtë 3 nëntor, një informacion që shpresoj se në këtë pikë ka mbërritur në radarin e Grenellit dhe disa të tjerëve në rrethin e presidentit. Informacion që mbase duhet nënvizuar edhe më tepër.

Për të tjerët, shqiptarët që e kanë si të vetmen shpresë fitoren e demokratit Biden në nëntor, u kujtoj shprehjen amerikane, “shpreso për më të mirën, por përgatitu për më të keqen”.

Aq më tepër që një fitore e Biden-it nuk është domosdoshmërisht një ndreqje e pozicionimit amerikan në Ballkan, sesa kthimi i një taborri diplomatësh e ekspertësh me të cilët kemi dy-tri dekada që njihemi e të cilëve nuk na duhet t’ua shpjegojmë nga fillimi se çfarë ka ndodhur në Ballkan.

Ata nuk do të jenë më pak miqësorë me Vuçiqin sa kohë që ai hedh vallen sipas muzikës që do t’i kërkojnë, po mbase do të na kursejnë neverinë e pamjeve filmike si ato me të cilat na gostiti Grenelli.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In