• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Goditja e dyshes Berisha-Meta, ndaj arbitrit të Brukselit për Shqipërinë

19/12/2020
in Blog
A A
Goditja e dyshes Berisha-Meta, ndaj arbitrit të Brukselit për Shqipërinë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka shanse që nga Brukseli, Shqipëria të ketë lajme të mira së afërmi. Nuk jam i sigurt çfarë konkretisht, por i besoj intuitës së Ilir Metës dhe Sali Berishës, që kanë nisur një sulm të egër dhe të pashpresë për kthim mbrapa, ndaj Genoveva Calaveras, shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila është njëkohësisht dhe drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian.

Një blog anonim, që boton lajme nga LSI dhe PD ka prodhuar një lajm të rremë pa asnjë burim, për të sulmuar njeriun kyç që monitoron reformën në drejtësi në Shqipëri.

Pasi ka sajuar lajmin, Sali Berisha e ka akuzuar zyrtaren më të rëndësishme të BE për Shqipërinë, si të paguar me paratë e drogës në Shqipëri.

Akuza është aq brutale dhe aq e dëshpëruar nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës në sfond, sa të krijohet ideja që ata duan doemos një konflikt me këtë zyrtare, që të justifikojnë diçka që i pret pas.

Nuk bëhet fjalë as për ndonjë informacion serioz dhe as për ndonjë burim të verifikuar, por për një përpjekje për të shpikur një konflikt me zyrtaren e lartë të BE që mbulon Shqipërinë, me qëllim që të zhvlerësojnë çdo vendim që kalon përmes saj për Shqipërinë.

Kur Berisha përdor veten për sulme të tilla brutale, për të cilat bën kujdes të mos ketë asnjë fakt, që të kuptohet që është betejë personale, atëhere ose Shqipëria pret ndonjë lajm të mirë që kalon përmes kësaj zyrtareje, dhe ky është lajm i keq për Sali Berishën dhe Ilir Metën, ose për këta të dy, ka ndonjë lajm të keq personalisht, sa i përket reformës në drejtësi.

Sulmi i shpikur ndaj Calaveras ka marrë shkas nga raporti i fundit i Komisionit të Venecias, i cili ka konsideruar brenda normës kushtetuese, ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në 30 korrik në Parlamentin e Shqipërisë, duke asgjesuar skemën e Ilir Metës, që të bllokonte ndryshimet përmes Komisionit të Venecias.

Duke kaluar sulmet nga Komisioni i Venecias, tek drejtoresha për Ballkanin në Komision Europian, Berisha e Meta po përgatisin realisht mos njohjen e zgjedhjeve, duke shpikur tashmë se Edi Rama nuk ka blerë më komisionerë apo qytetarë të thjeshtë për votën, siç e kanë traditë të akuzojnë, por ka blerë Bashkimin Europian dhe Komisionin e Vencias.

Fakti që sulmohet Calavera, do të thotë se dyshja Berisha- Meta ka parandjerë se BE i ka hapur rrugë hyrjes në zgjedhje me këtë kod dhe atyre u ka dalë skenari jashtë loje.

Dhe kjo mund të shërbejë si një alibi e re për të mos hyrë në zgjedhje, ose për të mos i njohur ato. Nga ana tjetër, zonja Calavera drejton dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të reformës në drejtësi, dhe po i imponohet presidentit të Republikës të plotësojë vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që ajo të quhet e miratuar para 31 dhjetorit.

Duke ja bërë fakt të kryer Ilir Metës detyrimin për të dekretuar anëtarin e fundit, faktori ndërkombëtar praktikisht po i djeg atij kartën e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, me të cilën tentoi të hedhë në erë zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Në të dyja rastet, zonja Calavera është pengesë për këtë dyshe për të destabilizuar zgjedhjet dhe për të futur vendin në spiralen e trazirave civile.

E vetmja mënyrë që të përballen me të, është krijimi i një konflikti fallco përmes akuzave brutale, me qëllim që kur Bashkimi Europian të çertifikojë procesin zgjedhor apo ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kjo të jetë si alibi se është hakmarrja personale e saj, ndaj dyshes Berisha- Meta.

Skema e sulmit është e njëjtë me atë, të cilën dyshja Berisha- Meta prodhuan “Fake News”-in më të madh në historinë e Ballaknit, atë të ardhjes së 1500 kontenierëve me lëndë helmuese nga Italia në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, për të cilin u përdor portali i djalit të Sali Berishës dhe një blog anonim, po i dyshes Meta Berisha, me adresë italiane. Tani po përdoret një blog i tyre me adresë fallco në Bruksel, që e lexon vetëm Ilir Meta dhe Sali Berisha, dhe kur flenë këta, Kaç Islami.

Skema është e njëjtë. Motivi është i njëtë. Ndryshimi është se këtë radhë dyshja Berisha- Meta, duan të nxjerrin jashtë loje arbitrin kryesor të reformës në drejtësi dhe reformave të tjera në vend, që është Bashkimi Europian, duke sulmuar personalisht një zonjë, të cilën e kanë trajtuar si të ishte punëtore hashashi nga Lazarati.

Ështe e vetmja mënyrë, që ata të kenë një alibi kur të dështojnë dhe Brukseli të jetë kundër tyre. U duhet paraprakisht një armik në Bruksel, që të jenë të qartë në objektiv, kur të fillojnë luftën.

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In