• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyqtari u hakmor ndaj Tahiri si ish i akuzuar nga ish ministri! Si u mbrojt nga Nishani për të mos u shkarkuar në KLD për tre shkelje kriminale?!

06/02/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
Kritiku Amarildo Pregapuca: Çdo regjizor apo shkrimtar në botë, nëse do donte të paraqiste një fytyrë , një  personazh të  një  farse, të  një drame tragjiko-komike do të  zgjidhte këtë fytyrë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Mirëpo në vitin 2014 ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përgatiti një listë gjyqtarësh për të cilët kërkoi ndëshkim, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda.

Tahiri e akuzonte Pëllumbin për 3 raste. Report Tv ka siguruar listën si dhe shkresën e dërguar atëherë Kryetarit të KLD-së atëherë Bujar Nishanit, për dijeni ministrit të Drejtësisë nga Nasip Naço.

Rasti më i rëndë ishte ai i se Pëllumbi kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia. Një tjetër rast ishte ai i Eqerem Braçit, i cili u arrestua për plagosje të rëndë me dashje, ndërkohë që gjyqtari Engert Pëllumbi i dha ‘Arrest në shtëpi’. Rasti i tretë ka të bëjë me një aksident me pasoja, të akuzuarin serish gjyqtari e la të lirë. Për të tre këto rastet prokuroria kishte kërkuar ‘arrest me burg’.

Në letrën e dërguar Nishanit dhe për dijeni Naços Tahiri shpreh shqetësimin e madh për disa vendime të gjyqtarëve të cilët sipas tij betonizojnë kulturën e pandëshkueshmërisë në vend.

“Ju drejtohem përsëri për të ndarë me ju shqetësimin e vazhdueshëm mbi disa vendime të gjykatave, më së paku të diskutueshme në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë.

Vlerësoj se vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi.

Sakaq me shqetësimin qytetar por mbi të gjitha, të detyrës që ushtroj, e gjej të domosdoshme t’Ju bëj me dije listën bashkangjitur, të cilat në vlerësimin tonë meritojnë shqyrtim të hollësishëm”, ka shkruar Tahiri.

Por i pyetur nga Report Tv në lidhje me këtë avokati Maks Haxhia, konfirmoi qe ai dhe i mbrojturi prej tij, Saimir Tahiri, nuk e kanë kujtuar një gjë të tillë dhe me këtë fakt janë njohur nëpërmjet medias.

“Natyrisht nëse do kishim dijeni për një fakt të tillë para ose gjatë seancës së gjykimit të çështjes absolutisht që do kërkonim përjashtimin edhe pse ishte detyrimi ligjor i vet gjyqtarit që të jepte dorëheqje”, ka thënë Haxhia, duke i bërë një dëm të pariparueshëm klientit të tij dhe një favor të pamerituar gjyqtarit, të mbrojtur nga presidenti i turpit Bujar Nishani.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In