• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyqtari me 500 mijë USD pasuri të paligjshme: Prokuroria i mbylli dosjen, KLD-ja e shpëtoi nga shkarkimi

24/10/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Gjyqtari me 500 mijë USD pasuri të paligjshme: Prokuroria i mbylli dosjen, KLD-ja e shpëtoi nga shkarkimi

Trupa gjykuese, Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj, Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili e ka shkarkuar ate nga detyra. Prifti u konstatua me probleme ne pasuri, e cila eshte nje nga 3 kriteret e vettingut, pasuria, pastertia e figures dhe profesionalizmi. /r/n/r/nTrial panel, Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj, Judge at the Administrative Court of Appeal in Tirana, Fjoralba Prifti during a session of the Independent Qualification Commission, IQC, which dismissed her from office. Prifti was dismissed from office by IQC, as she was found to have discrepancies in assets, as one of three criteria of Vetting process, wealth, background and personal skills.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Komisioni i Vetingut ka vendosur dy ditë më parë të përjashtojë për 15 vjet nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës, Ardian Kalia, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo taktike për të shmangur përballjen me Vetingun.

Procesi i verifikimit për gjyqtarin e Tiranës ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. Në 5 korrik të këtij viti, Ardian Kalia ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për dorëheqje nga funksioni si gjyqtar. Kërkesa është miratuar nga KLGJ-ja në 16 korrik 2021.

Në këto kushte, Komisioni i Vetingut ka vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e gjyqtarit nga drejtësia, siç ka operuar edhe më mbi 70 raste të tjera.

Ardian Kalia është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë. Në vjeshtën e vitit 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi penalisht në prokurori gjyqtarin Ardian Kalian, për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme për justifikimin e pasurisë. Sipas kallëzimit të ILDKPKI, gjyqtari Kalia nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 40.000.000 lekë, ndërsa kishte bërë deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro, pra për një pasuri në total mbi 500 mijë USD.

Dosja e gjyqtarit është mbyllur në heshtje nga prokuroria, ashtu siç edhe është operuar me rreth 500 dosje të tjera nga viti 2014 deri në vitin 2021. Me qëllim për të mbyllur dosjet pa zhurmë dhe larg syrit të medias, fillimisht është ushtruar presion ndaj ILDKPKI për të mos publikuar më denoncimet në prokurori për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Dhe ashtu ndodhi. Prej disa vitesh, ILDKPKI nuk i publikon më emrat e zyrtarëve të kallëzuar, por vetëm numrin e kallëzimeve penale.

Emrat e të kallëzuarve dhe akuzat mbahen sekret edhe nga prokuroria. Nga viti 2014 deri në 2020, ILDKPKI ka referuar mbi 500 kallëzime në prokurori dhe SPAK, ndërsa dënimet janë të papërfillshme, fakt i konstatuar me shqetësim edhe në progres raportin e fundit të Brukselit për Shqipërinë.

Ndërkaq, në vjeshtë e vitit 2015, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i kërkoi Këshillit të Lartë Drejtësisë, shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ardian Kalia për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të funksionit.

Kërkesa u rrëzua nga KLD-ja, ashtu siç edhe operonte me dhjetëra raste të tjera, pasi KLD-ja ishte kthyer në një mburojë e praktikave abuzive në gjyqësor. Shumica e anëtarëve të KLD-së u shkarkuan nga Vetingut për pasuri të paligjshme ose dhanë dorëheqjen për t’i shpëtuar përballjes me Vetingun.(Shqiptarja.com)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In