• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Gjyqi Berishës në Francë si gjyqi i Fazlliçit në Londër

21/05/2021
in Blog
A A
Si familja Berisha fitoi me ndihmën e Damir Fazlliç 1.2 milionë euro me tokat e Porto Romanos, vetëm për një vit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Në vitin 2008, ndërsa kisha bëra disa emisione investigative rreth Damir Fazlliç dhe bizneseve të tij me Argita Berishën, prokuroria u vu në lëvizje.

Alarmi u bë i madh, pasi Berisha nuk thoshte dot më që po e sulmoja pa fakte dhe se vajza e tij ishte e përfshirë në një çështje të pastër pastrim paresh me transaksione Qipro-Tiranë me aksionet fiktive të një kompanie të Fazlliçit.

I gjendur keq se si të mbrohej Damir Fazlliç u tregua i talentuar. I futi një intervistë tek Fevziu dhe pastaj i mbushi mendjen Edi Palokës që mua më kishte hedhur në gjyq në Londër për këto kauzat dhe më kishte dënuar me 50 mijë paund. Paloka e tha disa herë i ekzaltuar dhe pastaj sa herë vazhdoja shkruaja për berishët, dilte gjithnjë një idiot që thoshte “je dënuar në Londër”, “je dënuar në Londër”, doktori është i pastër.

Edhe pse ishte gjithçka për të qeshur, pasi ç’punë kishte një serbo boshnjak, të hidhte në gjyq një gazetar shqiptar, në Londër për një shkrim të bërë në Shqipëri, sërish në Partinë Demokratike ku logjika është shpallur armiku i parë i madh dhe është zbuar jashtë mureve, funksiononte. D.m.th. ata e gjenin një ngushëllim meqë u ishte kapur me presh në duar vajza e kryetarit.

E njëjta histori po ndodh tani. Sali Berisha ka marrë një dënim të përjetshëm si minues i demokracisë në Shqipëri, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe njeri që është pasuruar për shkak të pushtetit.

E ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shteti amerikan, nga institucionet amerikane dhe është i paapelueshëm, i panegociueshëm dhe mbi të gjitha i paprecedent për historinë e kombit shqiptar në këto nivele.

Tani ky njeri nuk ka më as histori, as nder, as dinjitet dhe siguri se do të jetë i lirë. Kjo natyrisht është një fatkeqësi e madhe që mos të rëntë në shpinë.

PD si partia e parë antikomuniste e Shqipërisë dhe pro amerikane, tani ka liderin historik të ndëshkuar nga SHBA dhe familjen e tij të damkosur si të korruptuar.

Për t’i gënjyer ata militantët në oborr, ai imitoi dje Damir Fazllicin. I futi një konferencë shtypi si Edi Paloka dikur dhe tha se atë Antoni Blinken do ta padisë në Francë, përmes një avokati që njeh.

D.m.th. një familje shqiptare e vlerësuar si e korruptuar nga institucionet e SHBA do ta heq njollën në Francë me një avokat që njeh Berisha.

Siç thoshte Fazlliçi që kam hedhur në gjyq Mero Bazen dhe e kam dënuar në Londër. Por të paktën Fazlliçi nuk e thoshte vet, por gënjente idiotët që donin të mbronin Argitën më shumë se atë dhe pasi e thoshte, i fuste një të qeshur duke pirë konjak, dhe nuk e merrte as vet seriozisht.

Boll ta besonte Edi Paloka. Kurse ky në përpjekje për të gënjyer Edi Palokën dhe tru shpëlarët e vet, po përpiqet ta besoj dhe vet që po mbron dinjitetin, duke hequr njollën në Francë. Po pse ne Francë mo burrë se ikin gjithë ato lek dëm. Njoh unë një plak në Librazhd nga ato që heqin magji se t’i hijen ke shkelur. Ta heq ajo me dy kokrra vezë.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In