• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me 6 muaj burg anëtarin e KPA Luan Daci për falsifikim dokumentesh

02/12/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Gjykata e Posaçme dënon me 6 muaj burg anëtarin e KPA Luan Daci për falsifikim dokumentesh
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ka dënuar më 6 muaj burg anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. GJKKO ka vendosur masën e sigurisë për ish-gjyqtarin e KPA-së, i cili është i akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Vendimi për Dacin u shpall nga gjyqtari Sandër Simoni, ndërkohë prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë një vit burg për ish-anëtarin e KPA-së. Gjyqtari Simoni pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi dënimin e Luan Dacit me 6 muaj burg, i cili do të konvertohet në shërbim prove për 12 muaj, periudhë gjatë së cilës ish-gjyqtari nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

“SPAK solli për gjykim çështjen numër 66. SPAK e akuzon Dacin për falsifikim dokumentesh. Më 3 shkurt 2017 Luan Daci ka aplikuar te Avokati i Popullit për t’u bërë anëtarë i KPA. Daci është pyetur në parlament pse është larguar nga Gjykata e Tiranës. Ai ka bërë deklarim të rremë pasi në 1997 KLD e ka shkarkuar dhe jo larguar me dëshirë.

Daci pretendon se nuk i është kërkuar kjo e dhënë, por nga dokumentet del që e ka dorëzuar, vetëm vërtetimin e dhomës së Avokatisë. Duke paraqitur dokumentet të rreme, Luan Daci ka përfituar duke u bërë anëtarë i KPA-së. Ka fakte dhe është vepër penale dhe Daci i ka konsumuar këto sipas nenit 186/1 të Kodit Penal”, tha gjyqtari Sandër Simoni.

Ndërkohë Daci ka folur pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin për ta dënuar me 6 muaj burg për deklarim të rremë, dënim që do të konvertohet në 12 muaj pezullim nga detyra si anëtar i KPA-së dhe kontakt me shërbimin e provës.

Daci u shpreh se nuk ka falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën e tij. Nga ana tjetër ai ka theksuar që çështja dhe përballja me drejtësinë vijon tashmë në Apelin e GJKKO. “Vendimi do të apelohet. S’kam falsifikuar asnjë dokument tërë jetën. Atë do e gjykojë Apeli, Apeli e ka gjykuar”, tha Daci.

Flet avokati i Dacit

Por avokati i Luan Dacit, Jordan Daci pas seancës së djeshme në Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e cilësoi si të gabuar vendimin e gjykatës. Ai u shpreh se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontradiktor.

Avokati Jordan Daci theksoi se Luan Daci e ka deklaruar disa herë se është shkarkuar në vitin 1997, ndërsa u shpreh se edhe nëse ka bërë deklarim të rremë atëherë, sipas tij kjo nuk përbën vepër penale. Jordan Daci thekson se ky vendim i GJKKO është një precedent i rrezikshëm që i hap rrugë një praktike shumë të keqe, por siguron se çështja do të shkojë në Apelin e GJKKO.

“Vendimi është i gabuar ishte kontradiktor, pasi në vendim u thanë faktet të ndryshme të përfshirë në protokollin e avokatit të popullit. Është një moment që ka të bëjë me marrjen në dijeni ose jo. Nuk jemi përpara një dokumenti, është një precedent i rrezikshëm. I hap rruge një praktike shumë të keqe.

E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Kjo që po thoni nuk përbën element të veprës penale. Ligji është fare i qartë, deklarimi i rremë edhe nëse është bërë nuk përbën vepër penale për të cilën u shpall fajtor”, tha avokati. Po ashtu avokati theksoi se procesverbalet nuk janë të plota ndërsa u shpreh se nuk ka asnjë përgjegjësi penale.

“Procesverbaleve u mungon audio që ne e kemi kërkuar një gjë të tillë. Unë nuk mendoj se janë shprehur procesverbalet, por nuk janë të plota. Ne i qëndrojmë mendimit se nuk ka përgjegjësi penale dhe për këtë presim që ta bindim dhe Apelin për këtë fakt”, është shprehur avokati Daci.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In