• Kontakt
Monday, August 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon lirimin e Lul Berishës dhe kërkon rikthimin e tij në qeli

08/12/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Gjykata e Lartë rrëzon lirimin e Lul Berishës dhe kërkon rikthimin e tij në qeli
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një trupë e Gjykatës së Lartë me relatore gjyqtaren Albana Boksi dhe anëtar Ilir Panda e Klodian Kurushi vendosi të martën të prishë vendimin kontradiktor të Gjykatës së Apelit në Durrës, që i pati dhënë liri me kusht Lul Berishës, i akuzuar si drejtues i të ashtuquajturës Banda e Durrësit.

“Prishjen e vendimit të gjykatës së Apelit Durrës. Lënien në fuqi të vendimin të gjykatës së Rrethit Durrës,” thuhet në njoftimin shkurt të Gjykatës së Lartë mbi vendimin e marrë nga Kolegji Penal.

Berisha u lirua me kusht në 5 dhjetor 2016, pas një vendimi kontrovers të Gjykatës së Apelit Durrës, sipas të cilit ai përfitonte lirim të parakohshëm pasi kishte shlyer ¾ e dënimit prej 25 vitesh burg dhënë nga gjykata.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Berisha duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Prej dhjetorit 2020, ai është i shpallur në kërkim nga SPAK për akuza të reja.

Një investigim i BIRN i dhjetorit 2016 gjeti se pas lirimit të Lul Berishës ishte një skemë kontraverse me ulje dënimesh dhe amnisti.

Uljet dhe amnistitë u dhanë me vendime kontradiktore dhe me bazë ligjore të diskutueshme dhe shpesh të mbivendosura. Bazuar në këto ulje dhe amnisti, trupa e Gjykatës së Apelit kryesuar nga Arben Vrioni, me anëtar Petrit Çenon dhe Anita Micin, i llogariti Berishës 18 vjet, 9 muaj e 22 ditë burgim, edhe pse fizikisht që prej arrestimit më 6 prill 2006, ai kishte vuajtur vetëm 10 vjet e tetë muaj në burg.

BIRN gjeti edhe se Berishës iu dha mbështetje prej ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili veç një profilizimi pozitiv të familjes, i dha gjykatës garanci se Berisha do të punësohej në Bashkinë e Durrësit, nëse ai nuk gjente punë në sektorin privat.

Pas lirimit në fund të vitit 2016, Lulzim Berisha ishte disa herë pjesë e debatit politik në vend, ndërsa opozita akuzoi shumicën socialiste se kishte ndihmuar lirimin e tij. Berisha po ashtu u bë shënjestër e të ashtuquajturit Operacion Forca e Ligjit, por masa e vetme që u mor ishte sekuestrimi i përkohshëm i një sasie nafte që kishte në pronësi kompania e tij.

Së fundmi në dhjetor 2020, SPAK ngriti akuza të reja ndaj Berishës dhe disa anëtarëve të grupit të tij. Ai po hetohet ndër të tjera për vrasjen në atentat me tritol të biznesmenit Vajdin Lame dhe Artan Arsit në shkurt të vitit 2005. SPAK njoftoi se Berisha ishte shpallur në kërkim, pasi rezultoi se ishte arratisur para se akuzat ndaj tij të bëheshin zyrtare.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In