• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Gjekmarkaj si a.nal-ist: Policët që na g.oditën kishin akcent “lab”! Sandër Lleshajn e kam pas mik të ngushtë, si nuk njoha vallë që është kaq i lig… Hajde merru me mua po ta mbajti

23/05/2020
in Blog
A A
Gjekmarkaj si a.nal-ist: Policët që na g.oditën kishin akcent “lab”! Sandër Lleshajn e kam pas mik të ngushtë, si nuk njoha vallë që është kaq i lig… Hajde merru me mua po ta mbajti
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Gjekmarkaj, që e mban veten si katolikun më të zgjuar të krejt veriut, sa herë gjen rast, përpiqet të s.ulmojë Sandër Lleshajn, po ashtu katolik. Sot ka zbuluar edhe arsyen. Dikur kanë qenë miq të ngushtë. Pjesë nga shkrimi plot urrjejte i Gjekmarkajt, për ish-shokun e tij.

Sander Lleshin e kam patur një nga miqtë më të afërt e më të mirë sëpaku keshtu besoja, e kam patur të tillë kur ishte një i djathtë konservator e gjithaq kur u bë një i majtë i bindur duke ja justifikuar pa bindje por me dashamirësi luhatjet nxitur nga disa padrejtësi që i mendoja si të tilla ndaj karrierës së tij ushtarake në kohen e qeverisjes së PD-së !

Prej kohësh vë në dyshim aftësinë timë për të njohur njerëzit ! V.ras mendjen dhe nuk e gjej dot ku e ka fshehur nder vite ai njeri gjithë atë urrejtje , ato komplekse për njerëzit, ku e ka fshehur gjithë atë potencial frustimi e servilizmi si dhe zelli për tu nënshtruar e për të sherbyer , atë çapitjet të pafund egoizmi vetëm për një karrige, për një shofer që i hap derën kur zbret , nevojën për truprojat e gjatë mes të cilave humbet tek ecën me delir për t’u dukur personalitet, atë arrogancë me ata që s’ka interes dhe lëbyrje ndaj eprorëve! Me ka pse thënë Fatmir Mediu ish-ministër i Mbrojtjes, por e merrja si shaka që “Sandri më vinte në zyrë e çdo ditë me thoshte ejjjj jam i djathtë unë”! Sepse kur njeriu është s’ka nevojë ta pohojë dhe e njihja për të tillë!

Tani e imagjinoj tek shkon në zyrën e Gramoz Rucit apo Erjon Braçes duke vikatur “ej jam i majtë unë “! Se besoja kurrë të arrija në përfundimin që i paskëshim rënë në qafë Fatmir Xhafes ! Zor të besohet se Xhafaj do ta lejontë këte festival dh.une madje as Saimir Tahiri ! Në fakt sado që i shamë ata se bënë kurrë, nuk preken gazetarë me dorë ! Duke patur një histori politike nga pas ata kishin më shtyllë korrizore!

Më la pa fjalë gjuha e tij e urrejtjes ( Lleshajt) që kur filluan protestat e studenteve dhe të pedagogeve ku ai ishte më a.gresivi dhe patetiku në komunikime të brendshme dhe publike duke deguar policë në fakultetin ku punon miqtë e tij , për të arritur apogjeun gjatë vitit të protestave opozitare për tu zvjerdhur tani kur mundohet të qeshë I pari me memet që shpërndan Edi Rama ku tallet shefi i opozitës ! Në këtë cirk karakteri ai stimulon dh.unen e vartesve të tij ! Lleshi bëhet trim sot nga servilizmi nga nevoja shpirterore që ka për pushtet e rrol dhe mbajeni mend neser sa frikacak do të jetë kur Rama ta hedhë si një perzervativ pasi ti ketë kryer të gjitha punet e n.dyra ! Një herë e paralajmeroi duke e debuar nga mbledhja e qeverisë ku pasi u skuq e tha se nuk do të ulej më në atë karrige u rikthye prapë duke puthur këmbët e padronit !

Ndonëse ka ngrënë buk në shtëpinë time e po ashtu unë në shtepinë e tij, në këtë moment e kam bindje të thellë që nese Edi Rama i jep urdher të gjëjë një shkak që të ndalojë mua apo miq të të tjerë e imagjinoj të perskuqur , të gatshem, dihates duke rëndur për të zbatuar urdhëron! Të pres Sander ! Hajde, Ti e di që nuk jam frikacak si ti edhe pse mund të me përgjosh telefonin apo skenarë të tjerë !

Ti në këtë rast je Pjerin Kcira që fute a.rmet në kishen e komunitetit katolik ! Një bindje më ka shoqëruar gjithmonë që katoliket nuk janë shpërblyer kurrë sa duhet në këtë shtet në raport me kontributet që kanë dhënë në historinë e tij teksa nga Enver Hoxha dhe shpura e tij martirizoheshin si në kohët e golgotës ! Kur Lleshi u emërua ministër nga pikëpamje simbolike e konsiderova një reflektim ! Por koha si ilaci më i mirë po na rrefen se ai këtij komuniteti së bashku me Gjovalin Loken po i vënë njollën e t.urpit shumë më tepër se të fortët që Rama zgjodhi për ti përfaqësuar në parlament ! Ata së paku ishin vetvetja nuk hiqeshin për atë që nuk ishin ! Pse një i krishterë duhet të bëhet paladin i dh.unës ?

Ministri dje mbase ka shkuar i gëzuar në shtëpi se i gj.akosi si askush protestuesit, se e gëzoi shefin e tij që nuk është çudi që bashkë me opozitën e re të ndryshojë kushtetutën sipas modelit Erdogan , por gjumin i cili është mjaft mistik nuk e komandon dot, i do ti bëhet halucinativ si i Makbethit ! Kjo është njëra anë e dh.unes , përkufizimi i saj për pushtet, për karrige, për interes dhe ideologji për dialektalizem politik ! Si tha Lela ?…policet që po e dh.unonin kish akcent të fortë lab megjithse shumë leberve duhet tu kenë shkuar zorrët tek hunda nga shfaqja e djeshme ! Tjetra është mujsharia verbale e miqve apo pseudomiqve e atyrë që ti i respekton për njerez edhe pse nuk ndan të njëjtat bindje politike që të ngacmojnë ore e çast se ja “Rama jua shembi teatrin e çfarë do bëni tani , ku shkoi vija e kuqe u bë llastik b.rekësh ?! Nuk e besoja kurrë që do të gjenin kaq zulmë tek dh.una, kaq gëzim hipokrit të lidhur me fitime direkte pa asnjë ideal , të ishin kaq bijë sklleverish …?

Share222Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In