• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Gjekmarkaj në rolin e intrigantit! Me listat e hapura do të “vërë në sedër Amerikën”: A do ta lejojë Yuri Kim të turpërohet nga Edi Rama?! Ilir Meta, po ti a më dëgjon?

12/07/2020
in Blog
A A
Gjekmarkaj në rolin e intrigantit! Me listat e hapura do të “vërë në sedër Amerikën”: A do ta lejojë Yuri Kim të turpërohet nga Edi Rama?! Ilir Meta, po ti a më dëgjon?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Gjekmarkaj shkruan sot për “Panorama”se Edi Rama është duke sfiduar SHBA-në, me kërkesën për listat e hapura.

Ai kërkon reagim nga ndërkombëtarët, por mbi të gjitha nga Ilir Meta.

Shkrimi i Gjekmarkajt

Të premten Edi Rama u shfaq para shqiptare më i plakur se kurrë.

Mbi supe kishte hedhur mantelin e frikës. Fytyra i tendosej nga nxitimi i atij që kërkon përsëri plaçkë. Asnjë politikan shqiptarë nuk ka patur kurajo të shfaqet kaq besëprerë para shoqërisë, kundërshtarëve politikë dhe faktorit ndërkombëtar. Me gjasë asnjë nuk e ka patur kaq të madh hallin. Ai nuk ka fuqi ta parashikojë jetën e tij jashtë zyrës së pushtetit. Një peng si spirancë e zhyt në ranishten e së shkuarës. Kryeministri i një mijë e një ndodhive paralajmëroi një grusht shteti nëpërmjet të cilit tenton të pengojë rrotacionin politik.

Me shpresën se rastësia do t’i regetijë si Mbret i Botës, se pengesat dhe sterkembeshat e pandershëm do t’i japin ndonjë shans, po tenton të ndalojë koalicionet parazgjedhorë dhe të shkelmojë marrëveshjen e 5 Qershorit, produkt i këshillit politik dhe faktorit ndërkombëtar. Ai dje konfirmoi faqe opinionit publik se Opozita dhe koalicioni i saj janë fituese, një fitore që atë e tremb të cilën dëshiron ta manipulojë me truk duke kthyer edhe njëherë në piken zero dialogun dhe provokuar derivatet e mungesës së tij. Rama kërkon tension e amulli, ekstremizëm e dhunë për të dalë nga qoshja e humbjes ku ndodhet.

Edi Rama së pari ka sfiduar ambasadoren Amerikane, Zonjën Juri Kim, dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë si BE, Gjermania në veçanti, të cilët për të mos krijuar precedentin e largimit me forcë, për të mos legjitimuar djegien e mandateve si formë presioni mbajtje në pushtet Kryeministrin e cunguar, delegjitimuar e defakto të rrëzuar.

Asokohe ambasadorët kryesorë, për çdo mushkonjë që kalonte në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, dilnin me një deklaratë kundër opozitës e cila dëmtoi interesat e veta, por nuk shkoi në ndeshje pa kthim me ta. Propaganda e Rilindjes një e dy thoshte “e patë”, “e dëgjuat”, “Amerika foli, BE gjithashtu ndaj sus”. Tani këtë e kanë harruar.

Ditën e Enjte Ambasadorja Kim, një person racional e konkret , e qartë në elekuencën e saj, në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës konfirmoi vullnetin e vet e të shtetit të saj që marrëveshja e 5 qershorit të votohej pa ndoshta e sikur, pa ndryshime madje pa i fshirë asnjë fije pluhuri që mbi fletë ka rënë prej një muaji që kur u firmos. Ajo shkoi pak më tej duke na kujtuar se rrotacioni është si qarkullimi i gjakut, pa të cilin trupi vdes.

Po kaq Partitë popullore europiane , Komisioneri Oliver Varhelyi, eksponent të Bundestagut kanë kërkuar të njëjtën gjë. Rama thotë nuk i pyes, veçse harron që në pushtet e mbajtën këta gjatë kësaj kohe dhe jo Sandër kimiku me urrejtjen e tij për protestuesit. Pyetja e madhe është a do të lejojë Juri Kim dhe të tjerët të turpërohen nga Edi Rama faqe gjithë shqiptarëve?!

A mund te lejojnë këto shtete, SHBA në krye, që ambasadorja e tyre të trajtohet si e mosqenë nga një sundimtar ballkanik me qindra mëkate nga pas? Nëse kjo ndodh të gjithë ata humbasin të drejtën morale dhe fuqinë reale të ndikimit që sot e kanë për ti thënë këtij populli si ta vendosë drejtësinë e nëpërkëmbur apo si ti rrezojë autokratet.

Përtej faktit që shumica e qytetarëve të zëshem e të pazësshem presin ditën e votimit për tu hakmarrë ndaj qeverisjes së Edi Rames në mënyrë që oreksi i tij për pushtet të mos gëlltisë të ardhmen e fëmijëve të tyre, Opozita dhe pretendenti për Kryeministër Lulzim Basha në fokus pa u shpërqendruar duhet të mbajë komunikim me ta pa e anashkaluar mundësinë legjitime të rezistencës për të penguar rënien e zgjedhjeve dhe të demokracisë.

Kushtetuta ndryshohet si vullnet politik i shoqërisë për ti përmirësuar asaj standardet e garancitë demokratike dhe jo për ti siguruar pushtet një individi. Kjo ndodh në Rusi ku Presidenti Putin praktikisht do të rrijë në pushtet sat ë jetë gjallë pos ndonjë incidenti të paparashikuar. Atje demokracia është thjesht nocion teorik.

Nuk e kemi larg Beogradin ku miku i Rames dhe Thaçit, Vuçiç pasi shkoi në zgjedhje pa opozitën dhe mori të gjitha pushtetet po përballet me flakët e revoltës dhe heshtjes ndërkombëtare. Kujtojmë këtu se Rama doli politikisht në raport me SHBA, Gjermaninë e Francën me brinjë të thyera në historinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Imazhi i njeriut me ndikim e lojtar mes fuqive u bë shkrumb e hi në zjarrin që po djeg kredibilitetin e Hashim Thaçit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, si i vetmi institucion që nuk kontrollohet prej qeverisë, i cili shpesh termin “grusht shteti” e ka artikuluar për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, jo pak herë ka kërcënuar për akte ekstreme.

Mbase asokohe jo pak është keqkuptuar, sidomos kur uli tonet me Ramen por tani do të kuptohej më mirë nëse i kthehet asaj retorike sepse “grushti i shtetit” u paralajmërua dhe u vu në lëvizje. Për këtë do përdoret Kuvendi i gjymtuar , pseudoopozita parlamentare shumica burra e gra qesharakë që nuk votohen nga familjaret e tyre, renegatë të Opozitës që inati ndaj Bashes i pa mbarim , i ka shndërruar në konkubina të Rames të përdorur si prezervativë nga Kryeministri për të përdhunuar Kushtetutën.

Ilir Meta në momentin që legaliteti bie edhe formalisht duhet ta shpërndajë këtë parlament me dekret dhe ti kërkojë ndihmë qytetarëve kundër represionit policor për të mbrojtur rëndin kushtetues. Të gjitha këto nëse Juri Kim nuk e mban dot fjalën e dhënë para shqiptarëve duke e zvogëluar Amerikën e madhe në sytë e tyre. Në këtë rast e madhe bëhet dalja jashtë kontrollit e shqiptarëve.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In