• Kontakt
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

07/02/2026
in Nostalgji
A A
Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ahmet Pasha lindi me 7 shkurt 1948 në Kukës. Kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, më 1970, dhe fill më pas punoi si aktor në Teatrin Popullor. Ka luajtur mbi 70 role në teatër. Qysh student u shqua në rolin e Paratovit në dramën “Vajza pa prikë, 1970, e A. N. Ostrovskit. Në vitin 1971, përkitazi një sensi të ashpër realist, plazmoi figurën prej tregtari dinak e të pamëshirshëm të Gaq Gjallicës te dramatizimi i romanit të J. Xoxes “Lumi i vdekur”, 1971, nga Kudret Velça.

Në këtë udhë eci edhe me interpretimin e Janit në dramën “Shënomëni dhe mua” e Hamza Minarollit, e 1976, por i mëshoi më shumë veprimit impulsiv, gjendjes nevrotike dhe situatës së ankthit, pa anashkaluar nëntekstet, ambiguitetin e qëndrimit dhe përgjigjet e dykuptimta lidhur me krimin e kryer. Ndryshon me rolin e Orsinos te “Nata e dymbëdhjetë e Shekspirit, 1982, ku gërsheton rrafshet lirike-poetike me ato humoristike.

Në vitin 1985 ai mishëroi rolin e Iskjerdos te drama “Monserati” e Roblesë, falë të cilit, përmes një ironie të dukshme dhe cinizmi të skajshëm përshfaqet vrazhdësia, paranoja dhe shpirti diabolik i një ushtaraku të lartë, shprehje e vetëdijes kriminale prej kolonizatori, që torturon dhe vret njerëz të pafajshëm, përtej çdo arsyeje humane.

Po kështu, ai njëmendësoi si karaktere të mëvetësishëm edhe figura të tjera autoriale, si Selimi te “Hijet e natës”, 1986, e Vedat Kokonës, Poco te “Në pritje të Godosë”, 1995, e S. Beketit; Zemljanika tek “Inspektori” (Revizori), 1998, e N. Gogolit; kryetari i Bashkisë tek “Armiku i Popullit”, 1999, e H. Ibsenit; presidenti te “Një njeri në det”, 2001, mësuesi tek “Alegreto Albania” (2008) etj.

A. Pasha ka luajtur edhe në 6 filma artistikë duke interpretuar role kryesore, si te “Këmishat me dyllë” (Mehmeti), “Balada e Kurbinit” (Bimbashi) etj. Nga viti 1976 jep lëndën “Fjala Artistike” si pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve. Loja e A. Pashës karakterizohet nga tonet e ashpra, temperamenti, me parapëlqim gjendjet dramatike, konfliktet dhe debatet e hapura, trysninë psikologjike.

Ka një zë të fortë, baritonë, herë-herë të ashpër, por kumbues: imponohet në skenë me praninë e tij fizike dhe krijon tension, ritëm, përplasje kundërshtish. Shqiptimi korrekt, i pastër dhe tonizues i fjalës shqipe ia ka rritur vlerat në skenë. Edhe në llojet e komedisë ai rreket të përvijoje karaktere interesante, duke ngulmuar më së shpeshti te vërtetësia e të vepruarit dhe të përjetuarit në rrethanat e dhëna, qofshin ato edhe groteske ose absurde, si dhe te vleresimi i tyre përkitazi një formë, në dukje, “serioze”, “dramatike”.

Për shumë kohë pas viteve 90 ka drejtuar sindikatën e artistëve të teatrit duke dhënë ndihmesë për organizimin e formave të protestës në mbrojtje të interesave jetike të Teatrit Kombëtar. Mban titullin “Artist i Merituar”.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In