• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Gëzim Sinomatin, 23 vjeçarin pa asnjë faj në këtë botë, e vranë pardje në Vlorë! Sa kushton, në fund, përcjellja e vdekjes?!

10/01/2024
in Blog
A A
Gëzim Sinomatin, 23 vjeçarin pa asnjë faj në këtë botë, e vranë pardje në Vlorë! Sa kushton, në fund, përcjellja e vdekjes?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur mora lajmin se babai kërkoi leje nga burgu për të varrosur të birin, mu dridh trupi dhe mu bë sikur isha aty në Vlorë, te ‘Kulaçi’. Më erdhi në sy ajo që kisha përjetuar në maj dhe qershor të vitit 1997. Do të kaloja për në ‘Centrale’; ashtu ma donte puna si gazetar dhe si kandidat për deputet. Postblloku që kishin ngritur në rrugë nuk i përkiste Policisë; fjala ‘polici’ dhe fjala ‘shtet’ prej kohësh ose ishin burgosur në një vend si i Monte Kristos, ose kishin vdekur. Dikush, që nga qendra, i kishte vrarë. Në postbllok ata të ‘Gaxhait’ që ruanin domenet e okupuara, t’i hapnin fletët e pasaportës shpesh herë edhe me majën e armës anti- tank.

Asociacioni i dy kohëve sot duket si një realitet:

1997, kushdo që donte vriste njerëz, shteti nuk ekzistonte; nëse dikush do të merrte hak- ky do të ishte po një vrasës tjetër… Viti 2023, vrasësi i atëhershëm varros të birin që nuk kishte lindur akoma në vitin 1997, por për vete është i garantuar brenda burgut… Gëzim Sinomatin, 23 vjeçarin pa asnjë faj në këtë botë, e vranë pardje në Vlorë si hakmarrje për vrasjet e të atit në vitin 1997. Sokol Sinomati ose ‘Buzëderri i Gaxhait’, ishte një nga tmerret në qytet. Ndoshta ka qëlluar që edhe ai vetë, ose Kuqo i Gaxhait, të ma kenë shfletuar pasaportën me majën e antitankut… Edhe vetë ‘Buzëderrit’, me siguri, pesha e daljes nga burgu për në varrimin e të birit i ka rënduar më shumë se gjithë jeta dhe krimet e tij. Tani po paguan. Është krejt e sigurt se në vrasjet e vitit 1997 babai ka gjetur emocion, por jo si ky emocioni sot. Këtu ndahet bota e njeriut: Në atë që vret me emocion dhe në atë që paguan. Është kaq e ngatërruar saqë kush vret një herë, me paramendim, vret e vret sepse ndien emocion. Ka ndodhur po kështu me kryetarë shteti dhe kryeministra që kanë vrarë të parin, pastaj të dhjetin, pastaj kanë hedhur edhe ushtrinë për ekzekutimin e popullit në një grup apo krahinë që rebelon. Në këtë rast ata që vrasin nga pozita shtetërore, e marrin këtë si një rol të mirëqenë dhe reputacion sepse bëjnë ‘detyrat e shtëpisë’.

Po pastaj?

Pastaj ai ndihet bosh, edhe pse mendon se ka peshë.

Para se të dilnin në skenë këta të Gaxhait, të Zanit të Çoles, të Kakamit, të Pusit të Mezinit… 1997, në Vlorë kishte një qetësi si në parajsë. Edhe pse nga Tirana ishin lëshuar militantët e parë dhe projektuar sulme mbi qytet. Pesha e mëparshme ishte pesha reale që kishte vetë qyteti dhe djemtë e tij. Po pastaj si u ndihen ata të Gaxhait, ‘Buzëderri’ specifikisht dhe si ndihen ata që zbritën nga Tirana për të luftuar ‘popullin kryengritës’? Padyshim, Sokol Sinomati, duke ardhur nga burgu për në varrim, ndihet si një vrasës me pagesë pasi ka mbaruar punë. Një i tillë ka deklaruar kohë më parë: ‘Ndihesha i pa vlerë dhe i padenjë, prandaj i kushtova pak vlerë jetës sime dhe jetës së tjetrit’. Ndërsa ata që kanë vrarë në emër të shtetit nuk kanë lënë kurrë një shënim pendese dhe shenjë lëngimi.

Është shumë e ngatërruar:

Pse ata që janë të burgosshëm për krimet e kryera, i dalin përpara ligjit, i bien në gjunjë dhe i luten të shkojnë ‘në varrimin e djalit’, për të bërë pagesën e fundit. Por po kështu, liderët shtetërorë që kanë vrarë njerëz, që nga ngjarjet e Vlorës, këta janë më pak të ndjeshëm se ‘Buzëderri’, edhe më pak tolerantë. Më të prirë janë liderët revolucionarë dhe që frymëzojnë revolucion. Këta shkaktojnë vrasje masive, si ato që ndodhën në Jug, në Bulevard, në Gërdec… Këta edhe pagesën në fund, e refuzojnë.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In