• Kontakt
Friday, August 1, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Genti, mbreti i fundit i Ilirisë, ja cila ishte historia e tij

31/01/2024
in Histori
A A
Genti, mbreti i fundit i Ilirisë, ja cila ishte historia e tij
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Varri i tij gjendet në Itali, në provincën e Gubbios, Peruxhia, në krahinën e Umbrias.

Kush ishte mbreti i fundit ilir

Mbreti Gent ishte sovran i fisit të ardianëve me kryeqendër Shkodrën. Qeverisi në harkun kohor 192 p.e.s deri në vitin 168 p.e.s.

Ai ishte i biri i mbretit Pleurat dhe ishte i martuar me Etleuan, vajzën e mbretit Muonun të Dardanëve.

Mbretërimi dhe jeta e Gentit

Genti erdhi në fuqi në vitin 181 p.e.s. Ai që në fillim të mbretërimit të tij, pati kundërshtime nga politika romake, e cila ju drejtua me tërë ashpërsinë e saj.

Atë e akuzuan si nxitës për rifillimin e piraterisë nga ana e ilirëve, ku me këtë pretekst senati caktoi në vitin 178 një flotë të posaçme prej 10 anijesh, e cila do të vepronte në Adriatik për të ruajtur nga flota ilire ujërat midis Ankonës dhe Tarantos.

Mbretëria e Gentit

Roma nxiti kundër tij dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria. Mbretit Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e cila kishte tendenca proromake dhe gëzonte përkrahje të gjerë edhe në oborrin mbretëror.

Gentin nuk e ndali asgjë në këtë luftë, në të cilën ai sakrifikoi edhe të vëllain, Platorin, që Roma synonte ta vinte në fron në vend të tij.

Genti i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Ajo që na dëshmohet më mirë nga burimet midis masave me karakter ekonomik është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genti.

Mbreti Gent në politikën që ndoqi në fushën e prerjeve monetare mund të konsiderohet një reformator i vërtetë. Kjo i lejoi mbretit të përqendrojë në duart e tij mjete të fuqishme financiare. Dëshmi e pakundërshtueshme është përmbajtja e thesarit mbretëror që u kap nga romakët.

Dendësimi i prerjeve monetare diktohej në radhë të parë nga gjendja ndërkombëtare. Rreziku romak sa vinte dhe bëhej më evident, prandaj edhe mbreti duhej të shtonte përpjekjet e tij për forcimin e ushtrisë dhe të flotës.

Ato elemente të organizimit shtetëror që në burimet e periudhës së sundimit të Agronit apo të pasardhësve të tij dolën në mënyrë sporadike, tek Genti vijnë e plotësohen dhe problemi bëhet më i qartë në tërësinë e tij.

Në kohën e Gentit, Mbretëria Ilire shtrihej në një territor mjaft të gjerë dhe përfaqësonte fuqinë e dytë pas Maqedonisë, në pjesën perëndimore dhe jugore të Gadishullit.

Genti mbante titullin “mbret i ilirëve” dhe sundonte si një mbret romak dhe nuk njihej në burimet ndonjë organ tjetër që të kufizonte veprimet e tij.

Marrëdhëniet të ndërlikuarara me Romën, bënë që Genti të kujdesej të vendosë marrëdhënie të mira me fqinjët ballkanikë. Ai qysh në fillim ia arriti të vendoste lidhje miqësore me fqinjin lindor, Mbretërinë Dardane. Bazën e politikës së jashtme të shtetit ilir në këtë kohë e përbënin marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë.

Në çastin kur konflikti mes Romës, Ilirisë dhe Maqedonisë kishte arritur kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur të hynte në luftë kundër Romës, duke e zgjedhur këtë si të vetmen rrugë për mbrojtjen e pavarësisë politike. Vendimi i tij u prit me entuziazëm edhe në viset e tjera të Ballkanit, sepse ngjallte shpresa për fitoren mbi romakët.

Pas disa betejash, fundi i mbretërimit të tij lidhet me Luftën e III iliro-romake, kur ardianët pësuan disfatë. Në vitin 168 p.e.s, ai iu dorëzua legjioneve romake që e pushtuan Shkodrën.

Duke e kuptuar se nuk mund t’i mbronte dot më territoret, Genti pranoi të dërgohej rob në Romë së bashku me familjen e tij, me kushtin që të mos persekutohej dhe vritej popullsia.

Njëkohësisht me Ilirinë dhe Maqedoninë romakët nënshtruan dhe Epirin. Genti bashkë me familjen e tij u dërguan në Romë. Kështu u nënshkruan dy shtetet e fuqishme te Ballkanit dhe u vendos në këto krahina sundimi romak.

Historianët pretendojnë se mbreti ardian u dërgua si rob në Romë dhe u mbajt i burgosur një vit e më pas u ekzekutua.

Ndërkaq, sipas një version tjetër dhe më pak të besueshëm, ai u dërgua në Perandorinë Romake, ku iu dhanë ofiqe dhe pasuri, për ta abdikuar nga froni i fisit ardian.

Gjithsesi mauzoleu i ka karakteristikat e një varri aristokrat dhe zë vendin në zonën e nekropolit të Gubbios, asokohe mjaft e zhvilluar.

Mauzoleumi ku u varros Mbreti Gent

Ky fakt lë shteg të lirë për të besuar se romakët e nderuan Gentin e Ilirisë pas vdekjes, ndonëse në dhe të huaj.

Pasionet e mbretit Gent

Mbreti Gent përmendet në histori edhe për pasionin e tij për biologjinë. Rrëfehet se ai shëtiste maleve dhe pyjeve të mbretërisë dhe mblidhte bimë mjekësore e kurative. Madje, edhe në ditët e sotme, një bimë mban emrin e tij “gentiana”.

Në mbretëritë ilire, Genti mendohet se ka qenë ndër të parët që nxori në qarkullim monedhën e bronzit me simbol kokën e tij.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In